Bota

21 Shkurt 2020, 17:09 Nga DOSJA

AMERIKË-Video e djalit 9- vjeçar, i cili kërkonte që të vriste veten për shkak se tallej nga shokët e klasës pasi ishte diagnostifikuar me sindromën e “nanizmit”.

Komediani i njohur, Brad Williams, i cili është me të njëjtën sindromë ka dalë në mbështetje të 9- vjeçarit, duke ngritur një faqe për të mbledhur fonde  që të bëjë të mundur udhëtimin e tij në Disneyland.

Brad Williams, i cili është shfaqur në emisionin “Jimmy Kimmel Live”, ka prezantuar një fushatë të re për t’i ardhur në ndihmë vogëlushit.

“Po e hap këtë fushatë për t’i treguar Quaden se bullizmi nuk do të tolerohet më tek ai dhe se është një qenie e mrekullueshme që meriton vetëm lumturi. Do ta marr Quaden dhe nënën e tij dhe do ju sjell në SHBA, do t’i akomodoj në një hotel të mirë dhe do të shkojnë në Disneyland”– ka shkruar ai.

Akoma pa mbushur 24 orë nga hapja e fushatës, njerëzit kanë dhuruar më shumë se 100.000  mijë dollarë. Këtë e ka bërë transparente vetë komediani duke thënë se çdo qindarkë do të jepet për qëllimin që kishin nisur.

“Mbi 100,000 dollarë! Kjo është më e mira e njerëzimit. Unë premtoj se çdo qindarkë e dhuruar do të vihet në përdorim të mirë. Jam i mahnitur”- ka shkruar në postim Brad Williams.

(A.K.Dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

bota bota brad williams brad williams

Sondazh

Poll