Politike

Meta sërish thirrje popullit: Më 2 mars në bulevard me flamuj kuq e zi, Shqipëria nuk do të jetë më lavatriçe e pastrimi

22 Shkurt 2020, 08:03 Nga DOSJA
Meta sërish thirrje popullit: Më 2 mars në bulevard me flamuj kuq

Tiranë- Presidenti i vendit, Ilir Meta i ka bërë sërish thirrje popullit që më 2 mars të dalë në bulevardin “Dëshmorët e Kombit”. Nëpërmjet një postimi në Facebook Meta i ka ftuar qytetarët që në tubim të jenë të pajisur me flamuj kuq e zi.

“Të dashur qytetarë! Në manifestimin historik të 2 marsit ju ftoj të gjithëve t’u përmbahemi vetëm këtyre mesazheve: PËR KUSHTETUTËN! PËR SHQIPËRINË! JO GRUSHTIT TË SHTETIT! JO SHPOPULLIMIT! TË GJITHË TË BARABARTË PARA LIGJIT! Dhe meqënëse jemi kthyer 30 vjet pas, le ta degjojë e gjithë bota mesazhin e Shqiponjave: LIRI DEMOKRACI! E DUAM SHQIPËRINË SI GJITHË EUROPA! Ju ftoj të vini vetëm me flamuj kuq e zi! ?? Ju përshëndes të gjithëve me këtë foto të jetës time!”, shprehet ai.

Më herët presidenti Ilir Meta bëri një tjetër thirrje ndaj qytetarëve për të dalë në bulevard, ku theksoi se Shqipëria nuk do të jetë më lavatriçe e pastrimit të parave të organizatës ndërkombëtare.

“Të dashur qytetarë! Asnjë habi për hapat pas që Shqipëria ka bërë edhe në këtë drejtim. Ndaj në 2 mars të gjithë në Bulevardin “Dëshmorët e Kombit” në mbrojtje të Kushtetutës dhe integritetit të Gjykatës Kushtetuese, për të rivendosur sistemin e llogaridhënies publike në çdo nivel vendor dhe qendror, në të gjithë vendin. Shqipëria nuk do të jetë më lavatriçe e pastrimit të parave të organizatës ndërkombëtare. Bashkë për Kushtetutën! Bashkë për Shqipërinë! “, shprehet Meta në një postim në Facebook. 

Shqipëria është futur sërish në listën gri të pastrimit të parave, nga e cila kishte dalë në vitin 2015. Lajmi u dha nga Task Forca Financiare (FATF) e MONEYVAL, që është një mekanizëm i përhershëm i Këshillit të Europës që ka detyrën të vlerësojë zbatimin e standardeve në luftën kundër pastrimit të parave dhe krimit të organizuar.

Presidenti Ilir Meta prej ditësh ka publikuar disa dokumente, për të cilat shprehet se janë fakte për atë që ai e quan grushti i shtetit i maxhorancës. Në disa deklarata dhe reagime për mediat, Meta ka thënë se maxhoranca ka bërë grusht shteti dhe ka rrëmbyer një mandat të Gjykatës Kushtetuese. Meta për grushtin e shtetit ka akuzuar kreun e KED, Ardian Dvoranin, të cilin e ka kallëzuar në SPAK. Kreu i Shtetit njofton se në ditët në vijim do publikojë dhe prova të reja e do padisë zyrtarë të tjerë. Një ditë më parë, Meta tha se në grushtin e shtetit është përfshirë dhe Etilda Gjonaj, për të cilën do t¡ bëjë një padi në SPAK.

J.V/Dosja.al

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike ilir meta thirrja e metës për 2 marsin ilir meta thirrja e metës për 2 marsin

Sondazh

Poll