Sport

VIDEO/ Tirana nuk pyet as për Kukësin, verilindorët shpërfytyrohen në minutat e fundit!

21 Shkurt 2020, 19:35 Nga DOSJA
VIDEO/ Tirana nuk pyet as për Kukësin, verilindorët

TIRANË- Tirana është kryesuesja e re e Kategorisë Superiore dhe do të shkojë në derbin e kryeqytetit të javës së ardhshme si e tillë. Skuadra e drejtuar nga Emanuel Egbo ka fituar me një përmbysje të çmendur 2-1 përballë verilindorëve të cilët tashmë mund të thuhet se po kalojnë përsëri një minikrizë.

Tre golat u realizuan vetëm në pjesën e dytë. Pa kaluar shumë minuta në pjesën e dytë, erdhi goli, ose më saktësisht autogoli i Vangjelit, ky i fundit devijoi një pasim të Mustës në portën e vet duke i dhënë avantazhin verilindorëve.

Bardheblutë u hodhën me ngulm në kërkim të barazimit, por e gjetën në rrethana që pakkush i mendonte në minutat e fundit. Pas një faulli që solli kartonin e dytë të verdhë të Teqjes, Batha ekzekutoi saktësisht një goditje dënimi duke mposhtur Xhikën e barazuar shifrat. Vetëm 3 minuta më vonë, erdhi goli i fitores bardheblu me Torasën që tundi rrjetën.

(E.Ç/ Dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

sport sport kategoria superiore kukesi tirana kategoria superiore kukesi tirana

Sondazh

Poll