Sport

U ble si shpëtimtari i sulmit, lojtari turpërohet në prezantimin e tij (VD)

21 Shkurt 2020, 11:11 Nga DOSJA
U ble si shpëtimtari i sulmit, lojtari turpërohet në prezantimin

BARCELONË– Barcelona përforcoi më në fund repartin e sulmit, të goditur nga dëmtimet e Luis Suarez dhe Ousmane Dembele.

Klubi katalanas zyrtarizoi rreth orës 11:00 të ditës së enjte blerjen e Martin Braithwaite nga Leganes.Për danezin, Barcelona pagoi 18 milionë euro, aq sa ishte klauzola e vendosur nga Leganes.

Braithwaite do të nënshkruajë një kontratë deri në 30 qershor 2024 dhe klauzola e saj do të jetë 300 milion euro.

 

Megjithatë, danezi si çdo futbollist bëri prezantimin e tij në stadiumin “Camp Nou”, por çdo gjë shkoi keq për lojtarin i cili nuk bënte dot një finte, duke u turpëruar para disa tifozëve.

Me këtë prezantim mund të themi se shanset e Manajt për të luajtur përkrah Messit janë rritur.

E.Ç/Dosja.al

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

sport sport barcelona martin braithwaite ousmane dembele barcelona martin braithwaite ousmane dembele

Sondazh

Poll

Sport 20 Shkurt 2020, 20:10

EUROPË- Kanë startuar në orën 18:55, tetë sfidat e para, të vlefshme për fazën e 1/16-ve të Ligës së Europës. Në fushë kanë zbritur skuadra me emër , si Ma...