Sport

Conte shqetësohet për portierin titullar, ka dëmtuar… gishtin e dorës

21 Shkurt 2020, 17:10 Nga DOSJA
Conte shqetësohet për portierin titullar, ka dëmtuar…

Antonio Conte shpreson që ta ketë sa më shpejt të jetë e mundur në dispozicion Samir Handanovic. Portieri slloven ka zhvilluar ndeshjen e fundit me 29 janar kundër Fiorentinës për Kupën e Italisë dhe qëndron pushim prej atij momenti.

Dëmtimi i gishtit të vogël të dorës ka ndikuar që Interi të luajë pa kapitenin këtë periudhë. Në portë është aktivizuar Daniele Padelli, por 34-vjeçari nuk ka arritur të bindë me paraqitjet e tij. Handanovic do të mungojë edhe në sfidën e së dielës ndaj Sampdorias. Zikaltrit nuk duan të rrezikojnë dhe po presin rikuperimin e plotë të “gardianit” të portës.

Lojtari do të mungojë edhe në ndeshjen e kthimit për Europa League kundër Ludugorets, teksa rikthimi i tij pritet të ndodhe në duelin ndaj Juventusit. Interi udhëton drejt Torinos me datë 1 mars, sfidë shumë e rëndësishme për titullin kampion. Objektivi i Handanovic është që të jetë gati për këtë duel dhe po punon fort për t’ia dalë.

M.P. / Dosja.al

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

sport sport conte handanovic inter conte handanovic inter

Sondazh

Poll

Sport 20 Shkurt 2020, 20:10

EUROPË- Kanë startuar në orën 18:55, tetë sfidat e para, të vlefshme për fazën e 1/16-ve të Ligës së Europës. Në fushë kanë zbritur skuadra me emër , si Ma...