Sport

“Sarri është në nivelin Guardiola dhe Klopp, e tentova te Lyon”

21 Shkurt 2020, 17:59 Nga DOSJA
“Sarri është në nivelin Guardiola dhe Klopp, e tentova te

Jean Michel Aulas është një ndër presidentët më jetëgjatë të futbollit. 70-vjeçari ndodhet në krye të Lyon prej vitit 1987 dhe së fundmi ka dhënë një prononcim për Tuttosport, aty ku ndalet edhe te Maurizio Sarri.

Francezi e vlerëson shumë trajnerin e Juventusit dhe zbulon se ishte gati t’i dhuronte pankinën e Lyon. Sarri ishte trajneri i Empolit, por akordi nuk u arrit dhe italiani u transferua te skuadra e Napolit.

“Sarrin e vë në një nivel me Guardiolën, Klopp dhe trajnerët më të mirë. Te Chelsea kreu një punë të jashtëzakonshme, por unë e vlerësoj që kur ishte trajneri i Empolit. Tentova ta merrja te Lyon përpara se të kalonte te Napoli. Nuk komunikova direkt me të, fola me agjentin e tij“, deklaron presidenti i klubit francez.

M.P. / Dosja.al

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

sport sport juventus sarri trajner juventus sarri trajner

Sondazh

Poll