Sport

VIDEO/ Icardi-Di Maria-Cavani, festë pas humbjes në Champions, irritohen tifozët e Psg

21 Shkurt 2020, 13:48 Nga DOSJA
VIDEO/ Icardi-Di Maria-Cavani, festë pas humbjes në Champions,

GJERMANI– Psg nuk po jeton ditë të mira. Dy ditë pas humbjes në Ligën e Kampionëve kundër Dortmundit, Mauro Icardi, Di Maria dhe Cavani – së bashku me shumë shokë të tjerë – ngritën dolli për festën e trefishtë të ditëlindjeve të amerikano-latinëve.

Një festë që vazhdoi deri vonë natën mes birrës dhe muzikës latine që zemëroi tifozët dhe trajnerin Thomas Tuchel.

Videot dolën shpejt nga profilet sociale të lojtarëve dhe të ftuarve , gjithashtu edhe nga Wanda Nara- bashkëshortja e Mauro Icardi.

 

 

 

??? La soirée anniversaire de @mauroicardi, @cavaniofficial21 et @angeldimariajm #PARIS #PSG #TEAMPSG #ICARDI #CAVANI #DIMARIA #PARISNOLIMIT ???

A post shared by Paris No Limit™ PSG (@parisnolimit) on

Në fillim të muajit, në fakt, kishte qenë radha e Neymar për të inatosur trajnerin Tuchel për organizimin e një mega feste 48 orë para një ndeshje kampionati, duke minuar imazhin e shoqërisë sipas mendimit të trajnerit gjerman.

E.Ç/Dosja.al

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

sport sport mauro icardi mauro icardi

Sondazh

Poll

Sport 20 Shkurt 2020, 20:10

EUROPË- Kanë startuar në orën 18:55, tetë sfidat e para, të vlefshme për fazën e 1/16-ve të Ligës së Europës. Në fushë kanë zbritur skuadra me emër , si Ma...