Sport

Kukësi-Tirana, finalja e parakohshme, Safet Gjici zhvillon takim me lojtarët pak orë para ndeshjes

21 Shkurt 2020, 14:39 Nga DOSJA
Kukësi-Tirana, finalja e parakohshme, Safet Gjici zhvillon takim me

TIRANË- Kukësi luan sot në orën 18:00, një ndeshje mjaft të rëndësishme për fatet e kampionatit teksa përballë do ketë Tiranën, e cila renditet në vendin e dytë vetëm një pikë pas verilindorëve. Një fitore do e largonte me katër pikë larg nga kundërshtari i afërt dhe do të hidhte kandidaturën për të fituar titullin kampion.

Presidenti i nderit Safet Gjici, ka menduar që të zhvillojë një takim pak orë para ndeshjes për t’i shprehur ekipit mbështetjen e plotë dhe për të mbajtur lart moralin e futbollistëve të cilët kanë detyrën për të marrë tre pikët.Në këtë formë, lojtarët e Kukësit duket se janë gati për të zbritur në fushën e stadiumit Air Albania, për të dhënë maksimumin përballë kundërshtarëve bardheblu.

(E,Ç/ Dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

sport sport ndeshja kukesi-tirana ndeshja kukesi-tirana

Sondazh

Poll

Sport 20 Shkurt 2020, 20:10

EUROPË- Kanë startuar në orën 18:55, tetë sfidat e para, të vlefshme për fazën e 1/16-ve të Ligës së Europës. Në fushë kanë zbritur skuadra me emër , si Ma...