19 Mars 2026, 12:28
Nga I.A
Partia Demokratike
TIRANË- Partia Demokratike ka komentuar raportin e fundit të ‘Varieties of Democracy Institute’, i cili e klasifikon Shqipërinë si autokraci elektorale. PD deklaron se sot, vendi është shndërruar në një fasadë dhe ka bërë një regres që nuk përqaset me një vend anëtar të NATO-s dhe kandidat për integrimin në BE.
Selia blu shton më tej se fajtor për degradimin e Shqipërisë në një autokraci është Edi Rama dhe modeli që ai ka ndërtuar ku vota e lirë nuk eksitzon dhe institucionet janë shndërruar në ‘vegla’ të tij.
Deklarata e PD-së:
Raporti i fundit i “Varieties of Democracy Institute” i jep Shqipërisë një damkë të rëndë ndërkombëtare: klasifikimin si autokraci elektorale, pra një vend ku nuk mbahen zgjedhje të lira! Kjo nuk është retorikë politike: Është vlerësim shkencor, i pavarur dhe i njohur globalisht, që konfirmon atë që Partia Demokratike thekson prej kohësh, që shtatë rezoluta ndërkombëtare bashkë me raportin e OSBE-ODHIR pohojnë qartë, dhe që shqiptarët provojnë në kurriz prej një dekade. Demokracia në Shqipëri, bazuar në përfundimet e Institutit suedez, është zbrazur nga përmbajtja dhe është shndërruar në fasadë.
I rëndë është fakti se, në rajonin e Ballkanit, Shqipëria renditet ndër vendet më problematike përsa i përket demokracisë, duke mbetur pas shumicës dërrmuese të fqinjëve të saj. Ndërsa vende si Kosova, Kroacia, Greqia, Sllovenia, Bullgaria dhe Rumania klasifikohen si demokraci elektorale, Shqipëria bie në kategorinë e autokracive, në nivel me Bosnjën, Serbinë dhe Turqinë. Ky është një regres i papranueshëm për një vend anëtar të NATO-s dhe aspirant për në Bashkimin Evropian. Raporti evidenton qartë arsyet: zgjedhje që nuk janë as të lira dhe as të ndershme, përqendrim ekstrem i pushtetit, kontroll mbi drejtësinë, presion mbi mediat dhe përdorim i administratës publike për qëllime politike.
Ky është modeli i ndërtuar nga Edi Rama: një sistem ku vota ekziston, por nuk vendos; ku institucionet kanë emër, por nuk funksionojnë; ku ligji shkruhet, por zbatohet selektivisht. Shqipëria sot është një demokraci në letër dhe autokraci në praktikë. Ky realitet nuk mund të relativizohet dhe as të maskohet me propagandë. Ai ka pasoja të drejtpërdrejta për të ardhmen e vendit, për integrimin evropian, dhe për besimin e qytetarëve te shteti. Edi Rama e ka futur Shqipërinë në një kurs përplasjeje me aspiratat kombëtare, në një rrugë pa krye nga e cila nuk dilet me propagandë dhe as me forcë. Nga ky udhëkryq dilet vetëm duke larguar Edi Ramën, një orë e më parë. Fatet e vendit nuk mund të lihen në duart e ajatollahut të Tiranës. Protesta kombëtare e 22 marsit është një thirrje për të gjithë shqiptarët, pavarësisht bindjeve, për ta ndalur rrëshqitjen e vendit në humnerën prej së cilës doli më 22 mars 1992.
partia demokratike raporti i v-dem
Politike
19 Mars 2026, 12:08
I.A
Albin Kurti
KOSOVË- Kryeministri Albin Kurti ka deklaruar se stërvitjet e ushtrisë serbe me helikopterë dhe parashutistë disa metr...
Politike
19 Mars 2026, 11:57
I.A
TIRANË- Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka marrë pjesë në samiti e 50 vjetorit të Partisë Popullore Europiane...
Politike
19 Mars 2026, 10:36
E.d
Foto ilustruse
TIRANË- Partia Demokratike deklaroi më herët se Kryetari i Kuvendit, Niko Peleshi ka përjashtuar opozitën nga ...
Politike
19 Mars 2026, 10:23
E.d
Foto ilustruse
SHBA- Deputeti Fatmir Mediu ka deklaruar se ulja e pranisë në KFOR përbën një rrezik, në një ko...
Politike
19 Mars 2026, 10:11
E.d
Foto ilustruse
TIRANË- Kryeministri Edi Rama ka publikuar raportin e NCSI-së për vitin 2026. Përmes një postimi në rrjetin so...
Politike
19 Mars 2026, 09:54
E.d
Foto ilustruse
BRUKSEL- Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka deklaruar ditën e sotme se më 22 mars e gjithë vëmen...
Politike
19 Mars 2026, 09:35
E.d
Foto ilustruse
BRUKSEL- Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka dhënë një deklaratë nga Brukseli, ku edhe po mer...
Politike
19 Mars 2026, 09:15
E.d
Foto ilustruse
TIRANË- Partia Demokratike ka sqaruar mungesën e e saj në delegacionin zyrtar të Kuvendit gjatë vizitës n...
Politike
18 Mars 2026, 22:13
E. D
TIRANË- Gazetari Klodian Tomorri ka ironizuar mbledhjen e sotme të kryeministrit Edi Rama me tregtarët e karburanteve, ku të pranishë...
Politike
18 Mars 2026, 19:47
E.d
Foto ilustruse
BRUKSEL- Përfaqësuesja e Lartë për Politikë të Jashtme dhe Sigurinë, Kaja Kallas ka deklaruar disa k...