Politike

Ushtria serbe stërvitje pranë kufirit me Kosovën, Albin Kurti: Duan të cenojnë integritetin territorial, ndërkombëtarët t'i ndëshkojnë

Kurti shtoi se me këto lëvizje si dhe me blerjen e raketave nga Kina, Serbia përdor ushtrinë si një mjet shantazhi për të mbajtur rajonin e Ballkanit në tension të vazhdueshëm.

19 Mars 2026, 12:08 Nga I.A
Ushtria serbe stërvitje pranë kufirit me Kosovën, Albin Kurti:
Albin Kurti

KOSOVË- Kryeministri Albin Kurti ka deklaruar se stërvitjet e ushtrisë serbe me helikopterë dhe parashutistë disa metra larg kufirit me Kosovën, përbëjnë shfaqje të rrezikshme të agresionit. Në mbledhjen e pestë të qeverisë, Kurti tha se kjo shfaqje bëhet edhe më e rrezikshme kur kuptohet se njësia që po ushtronte afër Kosovës, është e njëjta që ka trajnuar kryekriminelin Milan Radoiçiç.

Kurti shtoi se me këto lëvizje si dhe me blerjen e raketave nga Kina, Serbia përdor ushtrinë si një mjet shantazhi për të mbajtur rajonin e Ballkanit në tension të vazhdueshëm.

“Jemi thellësisht të shqetësuar me demonstrimin e pajustifikueshëm ushtarak të Serbisë, me helikopterë e parashutistë në zonat e banuara me shqiptarë në komunën e Bujanocit, fare pranë kufirit me Republikën e Kosovës. Një shfaqje e tillë e forcës ushtarake mbi shtëpi, shkolla, qendra të mjekësisë, përbën jo vetëm trysni, nxitje tensioni dhe përpjekje për t’i frikësuar banorët atje, e cila ka vite që po përballet me spastrim etnik administrativ nga regjimi autokrat në Serbi, por tregon edhe një provokim të hapur ndaj shtetit tonë të pavarur”, tha Kurti./Dosja.al

albin kurti

Sondazh

Poll