Politike

Mbledhja e Ramës me tregtarët e karburanteve, ironizon gazetari: Kryeministri vendos taksa të reja për të ulur çmimin e naftës në Shqipëri

Me anë të një postimi në Facebook, Tomorri shkruan se qëllimi ishte zbutja e ndikimit të rritjes së çmimit të naftës tek qytetarët, por u vendosën dy taksa të reja shtesë mbi naftën, njëra për gjurmimin dhe tjetra për krijimin e rezervës së sigurisë, me vlerë mbi 300 milionë euro.

18 Mars 2026, 22:13 Nga E. D

Mbledhja e Ramës me tregtarët e karburanteve, ironizon gazetari:

TIRANË- Gazetari Klodian Tomorri ka ironizuar mbledhjen e sotme të kryeministrit Edi Rama me tregtarët e karburanteve, ku të pranishëm ishin edhe ministra, drejtues të tatimeve, doganierë dhe anëtarë të Task-Forcës.

Me anë të një postimi në Facebook, Tomorri shkruan se qëllimi ishte zbutja e ndikimit të rritjes së çmimit të naftës tek qytetarët, por u vendosën dy taksa të reja shtesë mbi naftën, njëra për gjurmimin dhe tjetra për krijimin e rezervës së sigurisë, me vlerë mbi 300 milionë euro.

Me ironi, gazetari shkruan se, shtimi i dy taksave të reja garanton sukses të plotë në arritjen e objektivit për uljen e çmimit të naftës dhe lehtësimin e popullatës.

Postimi i Klodian Tomorrit:

Te rejat nga spitali i budallenjve

Ironia arriti kulmin sot. Kryeministri mblodhi ministra, drejtore tatimesh, doganiere, Task-Forciere dhe tregtare karburantesh ne nje mbledhje te madhe, per te shpetuar popullin nga rritja e cmimit te naftes. Si perfundim, mekanizmi qe u njoftua per zgjidhjen e ketij halli ishte futja e dy taksave te reja shtese mbi naften. Tarifa e gjurmimit dhe ajo e krijimit te rezerves se sigurise. Kjo e dyta eshte mbi 300 milione euro.

Pra shtimi i dy taksave te reja garanton sukses te plote ne arritjen e objektivit per uljen e cmimit te naftes dhe lehtesimin e popullates. Kjo s’eshte pare ndonjehere. Te mblidhesh per te ulur cmimin e naftes dhe te futesh 2 taksa te reja. Llogaritar Fantoci./Dosja.al

klodian tomorri

Sondazh

Poll