Berisha në samitin e PPE: Mbështetja për opozitën vetëm po shtohet, masat ndëshkuese për qeverinë po rriten
Foto ilustruse BRUKSEL- Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka dhënë një deklaratë nga Brukseli, ku edhe po mer...
Gjatë një prononcimi për median shqiptare nga Brukseli, Berisha iu bëri thirrje qytetarëve të marrin pjesë në protestë dhe të bëhen zëri i kryengritësve paqësorë.
BRUKSEL- Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka deklaruar ditën e sotme se më 22 mars e gjithë vëmendja e partnerëve në Evropë janë te qytetarët shqiptarë dhe te opozita. Gjatë një prononcimi për median shqiptare nga Brukseli, Berisha iu bëri thirrje qytetarëve të marrin pjesë në protestë dhe të bëhen zëri i kryengritësve paqësorë.
Lideri demokrat tha se marrëdhëniet me ndërkombëtarët dhe me shqiptarët të Edi Ramës janë përmbysur për shkak se dosja Balluku është dosja Rama. Sipas tij, dosja AKSHI është dosja familjare e Edi Ramës, ndaj këtë aspekt e cilësoj Ramën si të pashpresë.
Sali Berisha: Natyrisht, sytë, mendjet e miqve tanë, partnerëve tanë në Evropë dhe në botë janë të drejtuar tek qytetarët shqiptarë, tek opozita shqiptare, qëndresa e tyre ndaj këtij regjimi, përpjekja e tyre për largimin e tyre. Kështu që 22 marsi, këtu nga Brukseli shfrytëzoj rastin, nga ky moment historik siç ishte kremtimi i 50-vjetorit të PPE dhe samiti i liderëve kryesorë, kancelari Merz, Ursula von der Leyen, Presidentja e Komisionit Evropian dhe liderë të tjerë të pranishëm, pra shfrytëzoj këtë rast për t’u bërë thirrje shqiptarëve më 22 mars në kryengritjen tonë paqësorë të ngremë zërin fuqishëm, të ushtojë në Shqipëri dhe në Evropë dhe në botë zëri i protestës, zëri i kryengritësve paqësorë shqiptarë.
Marsi Korreshi: Zoti Berisha, a janë tronditur marrëdhëniet e Edi Ramës me ndërkombëtarët pas zhvillimeve të fundit që ju përmendët, por edhe për çështjen e Belinda Ballukut?
Sali Berisha: Çështja Belinda Balluku është çështja Rama. Marrëdhëniet me ndërkombëtarët dhe me shqiptarët të Edi Ramës janë përmbysur për shkak se dosja Balluku është dosja Rama. Dosja AKSHI është dosja familjare e Edi Ramës. Në këtë aspekt, Edi Rama është në rrethin e kuq dhe i pashpresë./Dosja.al
Foto ilustruse BRUKSEL- Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka dhënë një deklaratë nga Brukseli, ku edhe po mer...
Foto ilustruse TIRANË- Partia Demokratike ka sqaruar mungesën e e saj në delegacionin zyrtar të Kuvendit gjatë vizitës n...
TIRANË- Gazetari Klodian Tomorri ka ironizuar mbledhjen e sotme të kryeministrit Edi Rama me tregtarët e karburanteve, ku të pranishë...
Foto ilustruse BRUKSEL- Përfaqësuesja e Lartë për Politikë të Jashtme dhe Sigurinë, Kaja Kallas ka deklaruar disa k...
Niko Pelshi BERLIN- Kryetari i Kuvendit Niko Pelshi ka fluturuar drejt Berlinit për një vizitë zyrtare. Në delegacionin e Pa...
GJERMANI- Kreu i grupit parlamentar të PD-së, Gazment Bardhi, deputetja Jorida Tabaku dhe Klevis Balliu kanë zhvilluar një takim në B...
Foto ilustruse BREUKSEL- Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha ndodhet në Bruksel. Ai do të marrë pjesë në ...
Ervin Salianji TIRANË- Ish-deputeti Ervin Salianji gjatë takim me intelektualë në Tiranë, theksoi rëndësin&eu...
Foto ilustruse TIRANË- Ish-deputeti demokrat Ervin Salianji ka zhvilluar ditën e sotme një takim me intelektualët. Gjat&...
foto ilustruese TIRANË- Një raport i publikuar së fundmi nga rrjeti rajonal SELDI.net ka evidentuar se patronazhi politik ësh...