19 Mars 2026, 09:15
Nga E.d
Foto ilustruse
TIRANË- Partia Demokratike ka sqaruar mungesën e e saj në delegacionin zyrtar të Kuvendit gjatë vizitës në Gjermani. Përmes një sqarimi publik, PD shprehet se Kryetari i Kuvendit, Niko Peleshi ka përjashtuar opozitën nga delegacioni zyrtar i Kuvendit të Shqipërisë në Bundestag.
Ata pretendojnë se emrat e përfaqësuesve të PD-së u hoqën qëllimisht për ta përjashtuar atë nga përfaqësimi institucional. Në deklaratën e tyre thuhet se opozita nuk pret standarde europiane nga një Kryetar Kuvendi që nuk vendos dot vetë, por urdhërohet nga ushtarët politikë të Suel Çelës.
Në lidhje me këtë PD shprehet se sjelljet e Kryetarit të Kuvendit nuk e pengojnë opozitën që të përfaqësohet në marrëdhëniet me partnerët ndërkombëtar. Kjo pasi opozita po zhvillon takimet e saj në Bundestag dhe në Qeverinë Federale Gjermane, në nivelet më të larta.
Sqarimi i Grupit të PD
Në përgjigje të interesit të medias lidhur me mungesën e Grupit më të madh të opozitës në Kuvend, në delegacionin e Kryetarit të Kuvendit gjatë vizitës në Gjermani, Grupi Parlamentar i PD sqaron si më poshtë:
Në vijim të kërkesës së datës 4 Mars 2026 të vetë Kryetarit të Kuvendit për të caktuar dy deputetë të grupit tonë parlamentar në këtë Delegacion, nga ana e kryetarit të grupit parlamentar u caktuan z. Tomorr Alizoti – Nënkryetar i grupit parlamentar dhe njëherazi Nënkryetar i Grupit të Miqësisë Shqipëri – Gjermani; si dhe z. Klevis Balliu – Nënkryetar i Komisionit të Sigurisë dhe njëherazi anëtar i Grupit të Miqësisë Shqipëri – Gjermani.
Niko Peleshi, në një akt të paprecedentë për një Kryetar Kuvendi, por të përsëritur prej tij, ka vendosur më pas pa asnjë arsye të përjashtojë grupin më të madh të opozitës në Kuvend nga delegacioni zyrtar i Kuvendit të Shqipërisë në Bundestag. Emrat e përfaqësuesve të Partisë Demokratike u hoqën qëllimisht për ta përjashtuar PD nga përfaqësimi institucional.
Fatkeqësisht, ky vendim tregon sa vite dritë larg standardeve demokratike të Bundestagut gjerman është sot drejtimi i maxhorancës parlamentare.
Trajtimi i opozitës si armik nuk e zhbën problemin kryesor të kësaj maxhorance: lidhjet me krimin e organizuar dhe mbrojtjen e korrupsionit përmes votës në Parlament. Dhe ndërkohë që flasin për anëtarësim në Europë, negociatat më të frytshme i bëjnë me skifterët e orëve të vjedhura nëpër Europë apo duke bashkëpunuar me organizatat më të rrezikshme kriminale në vend!
Ne nuk presim standarde europiane nga një Kryetar Kuvendi që nuk vendos dot vetë, por urdhërohet nga ushtarët politikë të Suel Çelës. Po të mos ishte në kërkim ky i fundit, sot mund ta shihnim si pjesë të delegacionit njëpartiak në Bundestag.
Mirëpo, kjo sjellje e Kryetarit të Kuvendit nuk e pengon opozitën që të përfaqësohet në marrëdhëniet me partnerët tanë ndërkombëtar. Opozita po zhvillon takimet e saj në Bundestag dhe në Qeverinë Federale Gjermane, në nivelet më të larta, të planifikuara më herët. Ne po përfaqësojmë PD dhe Shqipërinë me dinjitet dhe me qëndrime të qarta për shtetin ligjor dhe integrimin europian./Dosja.al
pd niko peleshi delegacioni
Politike
18 Mars 2026, 22:13
E. D
TIRANË- Gazetari Klodian Tomorri ka ironizuar mbledhjen e sotme të kryeministrit Edi Rama me tregtarët e karburanteve, ku të pranishë...
Politike
18 Mars 2026, 19:47
E.d
Foto ilustruse
BRUKSEL- Përfaqësuesja e Lartë për Politikë të Jashtme dhe Sigurinë, Kaja Kallas ka deklaruar disa k...
Politike
18 Mars 2026, 20:00
E. D
Niko Pelshi
BERLIN- Kryetari i Kuvendit Niko Pelshi ka fluturuar drejt Berlinit për një vizitë zyrtare. Në delegacionin e Pa...
Politike
18 Mars 2026, 19:44
E. D
GJERMANI- Kreu i grupit parlamentar të PD-së, Gazment Bardhi, deputetja Jorida Tabaku dhe Klevis Balliu kanë zhvilluar një takim në B...
Politike
18 Mars 2026, 19:07
E.d
Foto ilustruse
BREUKSEL- Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha ndodhet në Bruksel. Ai do të marrë pjesë në ...
Politike
18 Mars 2026, 18:01
E. D
Ervin Salianji
TIRANË- Ish-deputeti Ervin Salianji gjatë takim me intelektualë në Tiranë, theksoi rëndësin&eu...
Politike
18 Mars 2026, 17:23
E.d
Foto ilustruse
TIRANË- Ish-deputeti demokrat Ervin Salianji ka zhvilluar ditën e sotme një takim me intelektualët. Gjat&...
Politike
18 Mars 2026, 17:08
E. D
foto ilustruese
TIRANË- Një raport i publikuar së fundmi nga rrjeti rajonal SELDI.net ka evidentuar se patronazhi politik ësh...
Politike
18 Mars 2026, 15:51
E. D
foto ilustruese
TIRANË- Një raport i publikuar nga rrjeti rajonal SELDI.net ka evidentuar se patronazhi politik dhe korrupsioni janë s...
Politike
18 Mars 2026, 16:26
E.d
Foto ilustruse
TIRANË- Ish-deputeti demokrat Ervin Salianji ka zhvilluar ditën e sotme një takim me intelektualët. Gjatë...