Politike

“Alarm për KFOR-in dhe ndikimin ruso-kinez në Ballkan”, Mediu nga Uashingtoni: Kina ka rritur prezencën ekonomike në Shqipëri, mund të cënojë sigurinë kombëtare 

Nga një seri takimesh në Departamentin e Shtetit të SHBA dhe Asamblenë Parlamentare të NATO-s, Mediu u shpreh se Kina ka rritur prezencën e saj ekonomike dhe në Shqipëri.

19 Mars 2026, 10:23 Nga E.d
“Alarm për KFOR-in dhe ndikimin ruso-kinez në
Foto ilustruse

SHBA- Deputeti Fatmir Mediu ka deklaruar se ulja e pranisë në KFOR përbën një rrezik, në një kohë kur ndikim nga Rusia dhe Kina po rritet në Ballkan. Nga një seri takimesh në Departamentin e Shtetit të SHBA dhe Asamblenë Parlamentare të NATO-s, Mediu u shpreh se Kina ka rritur prezencën e saj ekonomike dhe në Shqipëri.

Në lidhje me këtë, ai tha se kjo mund të cënojë rëndë sigurinë kombëtare por dhe sigurinë e partnerëve

Reagimi i plotë:

ëashington DC Departamenti i Shtetit. Komitetit të Mbrojtjes të Asamblesë parlamentare të NATO-s. Takimi i parë u zhvillua në Departamentin e shtetit, ku Asistent Sekreatri i Shtetit për Europën dhe Azinë z. Brendan Hanrahan, prezantoj qëndrimin e SHBA dhe Presidentit Trump për forcimin e NATOs. Së pari rritja e shpenzimeve të mbrojtjes në 5% si një domosdoshmëri jetike për Alenacën dhe sigurinë.

Së dyti krijimi i një mbështetje të fortë të këtyre shpenzimeve nga industria e mbrojtjes, zhvillimi i shpejzë i saj si dhe nevoja që Europa të zhvilloj një industri mbrojtje që të garantojë nivele të larta operacionaliteti dhe ndërveprimii duke hequr dore nga politika proteksioniste që dëmtojnë bashkëpunimin dhe forcimim e Aleancës. Ai ritheksoj fjalën e Sekreatrit të Shtetit Marco Rubio se SHBA duan një Europë të fortë.

Gjatë bashkëbisedimit e pyeta Ndihmës sekreatrin Hanrahann për angazhimin e SHBA në ballkan për bashkëpunimin në shpenzime të përbashkëta të vëndeve të NATO-s dhe ato partnere për të rritur bashkëpunimin politik, detrrancën ushtarake dhe investimet Amerikane në Ballkan. Po ashtu pyeta për shqetësimin e një grupi Kongresmenësh drejtuar Sekreatrit Rubio për reduktimin e prezencls ushtarake në KFOR, ndërkohë që Serbia jo vetëm ka rritur shpenzimet ustarake por ka mbështetje nga Rusia dhe Kina sic ishte dhe rasti i fundit i blerjes së raketave me natyrë tërrësisht ofensive.

Po ashtu Zv/Ndihmës Sekretari i shtetit për kontrollin e tregëtisë së Mbrojtjes z .Michael Vaccarro. Ai prezantoj gjithë angazhimin e SHBA për shkëmbimet dhe trgëtinë në fushën e mbrojtjes dhe rëndësinë e kuptimit të përbashkët të vendeve të NATOs. Në diskutimin tim vura theksin e nevojës për njësimin e politikave të kontrollit edhe në Shipëri dhe vendet e Ballkanit jo vetëm me ligjet për kontrollin e investimeve në fushën e mbrojtjes, por edhe implementimin dhe kapactitet vlerësuese për të shmangur penetrimin e shteteve keqëdashëse si Kina dhe Rusia.Tashmë është fakt i njohur se Kina ka rritur prezencën e saj ekonomike dhe në Shqipëri, gjë e cila mund të cënojë rëndë sigurinë kombëtare por dhe sigurinë e partnerëve./Dosja.al

kfor kina fatmir mediu

Sondazh

Poll