Sport

Zgjodhi të përfaqësojë Kosovën, mediat serbe shigjetojnë lojtarin: Do të prezantojë shtetin e rremë

21 Shkurt 2020, 10:43 Nga DOSJA
Zgjodhi të përfaqësojë Kosovën, mediat serbe

TIRANË– Ilija Ivič tërhoqi një vëmendje të madhe në Shqipëri e Kosovë për shkak të ftesës së ardhur në drejtim të tij nga dardanët 19-vjeçarë.

Ky i fundit e refuzoi fillimisht ftesën për shkak të grumbullimit me ekipin e parë të Flamurtarit në Turqi, megjithëse në një intervistë  u shpreh në gjuhën serbe se ndiente keqardhje për një gjë të tillë. Madje bashkimi me Kosovën nuk përjashtohej si mundësi prej tij.

Por kjo deklaratë ka ngritur alarmin në Serbi. “Serbi i parë që do të prezantojë shtetin e rremë! Ilija Iviç do të veshë të ashtuquajturën fanellë të Kosovës”, është titulli me të cilin media serbe “informer” hap artikullin e saj.

Ndërsa më tej shtojnë se “do të ishte një turp i madh” nëse në ftesën e radhës 17-vjeçari do të përgjigjej pozitivisht. Gjasat që një gjë e tillë të ndodhë janë të mëdha dhe kjo duket se nuk kapërdihet lehtë në Serbi.

E.Ç/Dosja.al

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

sport sport ilija ivič kosova mediat serbe ilija ivič kosova mediat serbe

Sondazh

Poll

Sport 20 Shkurt 2020, 20:10

EUROPË- Kanë startuar në orën 18:55, tetë sfidat e para, të vlefshme për fazën e 1/16-ve të Ligës së Europës. Në fushë kanë zbritur skuadra me emër , si Ma...