Aktualitet

Tentoi të godiste bashkëshorten me thikë pas largimit të saj nga shtëpia si pasojë e abuzimit, arrestohet 43-vjeçari shqiptar në Itali

Disa ditë më para bashkëshortja e tij ishte larguar nga shtëpia, pas sjelljeve të përsëritura abuzive të 43-vjeçarit.

17 Mars 2026, 16:21 Nga E.d

 

 

Tentoi të godiste bashkëshorten me thikë pas largimit të saj
Foto ilustruse

ITALI- Një ngjarje e rëndë është parandaluar në Itali. Një 43-vjeçar me origjinë shqiptare dhe banim në Toskana ka tentuar të godas bashkëshorten e tij me thikë. Disa ditë më para bashkëshortja e tij ishte larguar nga shtëpia, pas sjelljeve të përsëritura abuzive të 43-vjeçarit. Ajo kishte gjetur strehim te disa të afërm në Nova Siri.

Mediat italiane shkruajnë se ai kishte arritur tek gruaja dhe e kishte sulmuar, duke bërë që ajo të binte në tokë. Ai e kishte goditur atë më thikë në fyt, më pas kishte tentuar ta godite përsëri, por reagimi i shpejtë i viktimës kishte bërë që t'i shmangej sulmit të rradhës.

Për pasojë, ajo ka marrë plagë në dorë dhe është trajtuar pranë spitalit të Policoro. Gjatë kontrolleve në automjetin e tij, policia gjeti dhe sekuestroi një sëpatë, ndërsa në dhomën e tij të hotelit u zbuluan mbetje kokaine. Ai është dërguar drejt ambienteve të paraburgimit, ndërsa autoritetet italiane po hetojnë më shumë mbi rastin./Dosja.al

itali 43-vjeçar shqiptar

Sondazh

Poll