Politike

Parlamenti shpalli Iranin sponsor terrorizmi, reagon Izraeli: Rezolutë historike! Shqipëria në anën e duhur kundër terrorizmit

Përmes një postimi në rrjetet sociale, Sa’ar përgëzoj kryeministrin për rezolutën historike të miratuar sot, e cila shpalli Republikën Islamike të Iranit një shtet mbështetës të terrorizmit.

17 Mars 2026, 14:00 Nga E.d
Parlamenti shpalli Iranin sponsor terrorizmi, reagon Izraeli: Rezolutë
Foto ilustruse

IZRAEL - Ministri i Jashtëm i Izraelit, Gideon Sa'ar ka reaguar pas vendimit të Parlamentit të Shqipërisë për të shpallur Iranin shtet që sponsorizon terrorizmin. Kjo duke e cilësuar këtë hap si historik.

Përmes një postimi në rrjetet sociale, Sa’ar përgëzoj kryeministrin për rezolutën historike të miratuar sot, e cila shpalli Republikën Islamike të Iranit një shtet mbështetës të terrorizmit.

Ai deklaroi se terrorizmi në të gjitha format e tij përbën një nga kërcënimet më serioze për shoqëritë demokratike. Sipas tij, miratimi i kësaj rezolute është një tjetër demonstrim i dimensionit të qartë moral në politikën e jashtme të Shqipërisë.

“E përgëzoj Kryeministrin e Shqipërisë Edi Rama dhe Parlamentin e Shqipërisë për rezolutën historike të miratuar sot, duke e shpallur Republikën Islamike të Iranit një shtet mbështetës të terrorizmit. Sipas fjalëve të rezolutës: Terrorizmi në të gjitha format e tij përbën një nga kërcënimet më serioze për shoqëritë demokratike. Ky është një tjetër demonstrim i dimensionit të qartë moral në politikën e jashtme të Shqipërisë”, shkruan ministri.

Ditën e sotme Parlamenti shqiptar shpalli me 79 vota pro dhe një votë abstenimi nga Redi Muçi i Lëvizjes Bashkë, Iranin një shtet që sponsorizon terrorizmin.

Në këtë rezolutë i bëhet thirrje qeverisë të shpallë menjëherë Gardën Revolucionare Islamike si organizatë terroriste.  Gjithashtu ajo duhet të shpallë edhe Hezbollah-un si një organizatë terroriste proxy të Republikës Islamike të Iranit./Dosja.al

Parlamenti shpalli Iranin sponsor terrorizmi, reagon Izraeli: Rezolutë

gideon sa\\\'ar iran izrael

Sondazh

Poll