Politike

Berisha: Ergys Agasi është parë duke shkuar në Surrel, së shpejti do t’i hiqet edhe masa e arrestit

 Në konferencën e zhvilluar me gazetarët, Berisha paralajmëroi heqjen e masës së sigurisë ndaj Agasit, teksa ky i fundit vijon të shëtisë i lirë edhe pse një person në kërkim.

17 Mars 2026, 13:05 Nga I.A
Berisha: Ergys Agasi është parë duke shkuar në Surrel,
Sali Berisha

Kreu i Partisë Demokratike Sali Berisha, u shpreh se Ergys Agasi, i kërkuar nga SPAK, është parë duke shkuar në Surrel. Në konferencën e zhvilluar me gazetarët, Berisha paralajmëroi heqjen e masës së sigurisë ndaj Agasit, teksa ky i fundit vijon të shëtisë i lirë edhe pse një person në kërkim.

Berisha më tej theksoi se Rama me Sokol Sadushin i kanë hequr masën e arrestit për Agasin. 

'Së dyti, vazhdojnë qarkullimi i Ergys Agasit, i lirshëm fare, dhe sipas qytetarit dixhital, ai është parë me makinën e tij, jo në eskortën e Edi Ramës siç ka qenë përpara, por është parë në një rrugë duke shkuar në Surrel, duke u ngjitur përpjetë. A fshihet ai në Surrel apo shkoi për një takim në Surrel, këtë nuk mund ta them. Por u them me siguri se Ergys Agasi, që së shpejti do i hiqet masa e arrestit, sepse Edi Rama me Sokol Sadushin e çliroi Agasin nga masa e arrestit si person nën hetim.
Nuk ka më masë arresti për Agasin kështu që gjithçka po shkon drejt konsolidimit të narkoregjimit dhe janë vetëm shqiptarët, qytetarët shqiptarë që do marrin fatin në duart e tyre. 22 marsi është dita e kryengritjes më të fuqishme paqësore që ka njohur Shqipëria në tërë historinë e saj. Ndaj dhe ftoj çdo shqiptar në rrugët dhe sheshet e Tiranës të tregojmë revoltën, zemërimin, përçmimin tonë ndaj këtij regjimi,' tha Berisha./Dosja.al

sali berisha

Sondazh

Poll