Politike

Berisha u çon mesazh partnerëve: Nuk ka ‘interpretim shqiptar’ për imunitetin, ky është një mashtrim

Berisha theksoi se në të kaluarën ‘është hequr imuniteti i Ilir Metës, Fatmir Mediut, dhe dy herë i Lulzim Bashës’, duke argumentuar se standardi ka qenë gjithmonë i bazuar në kërkesat e prokurorisë dhe në interpretim kushtetues e ligjor.

17 Mars 2026, 12:59 Nga I.A
Berisha u çon mesazh partnerëve: Nuk ka ‘interpretim
Sali Berisha

TIRANË- Kryetari i PD-së Sali Berisha hodhi poshtë çdo pretendim për një ‘interpretim shqiptar’ të imunitetit, duke e cilësuar atë ‘një mashtrim’. Berisha theksoi se në të kaluarën ‘është hequr imuniteti i Ilir Metës, Fatmir Mediut, dhe dy herë i Lulzim Bashës’, duke argumentuar se standardi ka qenë gjithmonë i bazuar në kërkesat e prokurorisë dhe në interpretim kushtetues e ligjor. 

'Dhe një gjë njerëzisht duhet t’u them partnerëve tanë se cilido që u thotë ju të nderuar miq dhe të dashur se çështja e imunitetit të Ballukut është sipas interpretimeve shqiptare, është një mashtrues i paguar ose i papaguar nga Edi Rama. Sepse standardet shqiptare të imunitetit kanë qenë në qeverinë paraardhëse, heqje e çdo imuniteti të kërkuar nga prokuroria e përgjithshme. Dorëzim edhe paraprak, pa u kërkuar nga prokuroria, për hetimin. Dhe interpretimi shqiptar i imunitetit, ua them atyre që pretendojnë me këtë deklaratë të turpshme, ka qenë interpretim kushtetues dhe ligjor. U hoq imuniteti i Ilir Metës dhe ka dhënë dorëheqjen. Është hequr imuniteti i Fatmir Mediut.

Është hequr dy herë imuniteti i Lulzim Bashës. Të gjitha këto të kërkuara nga një prokurore e përgjithshme e verbër. Por natyrisht kjo nuk mundej kurrë, në standardin shqiptar dhe interpretimin shqiptar, i them atij që paraqet këtë argument dhe i falënderoj ata që nuk ia besuan por e hodhën poshtë me përçmim, të vërtetat janë këto, ky është imuniteti i hajdutëve që paguajnë lobistët. Ky është interpretimi i hajdutëve, mbrojtja me imunitet i vjedhjeve është interpretim i Edi Ramës, kreut të organizatës kriminale dhe ministrave të tij, deputetëve të tij. Nuk është standard shqiptar ky. Nuk është interpretim shqiptar ky. Por i hajdutëve armiq të kombit shqiptar si Edi Rama me ministrat e tij,' tha Berisha./Dosja.al

sali berisha

Sondazh

Poll