Politike

Raporti IBAR/ Berisha: Mali i Zi u votua, për Shqipërinë vendet anëtare të BE-së kanë bërë një seri pyetjesh dhe presin përgjigje

Në një konferencë për shtyp, Berisha theksoi se Mali i Zi ka marrë votë pozitive, ndërsa Shqipëria mbetet nën shqyrtim.

17 Mars 2026, 13:12 Nga I.A
Raporti IBAR/ Berisha: Mali i Zi u votua, për Shqipërinë vendet
Sali Berisha

TIRANË- Kryetari i Sali Berisha komentoi raportin e fundit të IBAR lidhur me procesin e integrimit në Bashkimin Evropian. Në një konferencë për shtyp, Berisha theksoi se Mali i Zi ka marrë votë pozitive, ndërsa Shqipëria mbetet nën shqyrtim.

'Në fakt nëse i Malit të Zi, u votua dhe u mbyll, siç e keni marrë vesh, i Shqipërisë mbeti në shqyrtim, sepse një seri vendesh ngritën një seri pyetjesh shumë serioze, të lidhura para së gjithash me imunitetin e Lubi Ballukut, AKSHI-n, me mediat, me krimin, dhe një seri problemesh të tjera. Pra, Mali i Zi u votua, Shqipëria nuk u votua sepse vendet partnere, vendet anëtare të BE-së kanë bërë një seri pyetjesh dhe presin përgjigje,' tha Berisha./Dosja.al

sali berisha

Sondazh

Poll