Politike

Berisha: Raporti IBAR për integrimin mbeti në klasë, Rama është pengmarrësi më i madh i Shqipërisë

Në një konferencë me gazetarët nga selia blu, Berisha foli për raportin e IBAR, kapitujt kyç të cilën ende nuk janë votuar nga Bashkimi Evropian, duke shprehur mirënjohje për shtetet që kërkojnë integrim me meritë.

17 Mars 2026, 12:51 Nga I.A
Berisha: Raporti IBAR për integrimin mbeti në klasë, Rama
Sali Berisha

TIRANË- Kreu i PD Sali Berisha akuzoi kryeministrin Rama se është kthyer në ‘pengmarrësin e Shqipërisë.’ Në një konferencë me gazetarët nga selia blu, Berisha foli për raportin e IBAR, kapitujt kyç të cilën ende nuk janë votuar nga Bashkimi Evropian, duke shprehur mirënjohje për shtetet që kërkojnë integrim me meritë.

Berisha tha se narko-regjimi i Ramës nuk plotëson asnjë kriter dhe standard evropian.

'Sot, Edi Rama është pengmarrësi më i madh pas Enver Hoxhës në histori, pengmarrësi më i madh i Shqipërisë. Zhvillime dramatike vijnë për procesin e integrimit të Shqipërisë. Raporti IBAR mbeti në klasë pasi një seri vendesh anëtare të BE nuk e votuan, por shtruan një seri çështjesh themelore dhe unë jam këtu të falënderoj, të shpreh mirënjohje ndaj këtyre vendeve, të cilat insistojnë që procesi i integrimit të jetë një proces i bazuar në meritë. Sepse ky proces i bazuar në meritë është interesi absolut më i mirë i qytetarëve shqiptarë. Procesi jashtë meritës është ndëshkim për qytetarët shqiptarë dhe mbështetje për kusarët qeveritarë shqiptarë. Ndaj dhe dua të falënderoj një seri vendesh të BE, të cilat dora-dorës po e kuptojnë se Edi Rama dhe narkoregjimi i tij nuk plotësojnë asnjë kusht, asnjë kriter, asnjë standard për integrimin e Shqipërisë në BE. Sepse Shqipëria e Edi Ramës është një piramidë madhore mashtrimi. Sepse Edi Rama e ka shndërruar Shqipërinë në çifligun e vet për ta vjedhur dhe për t’u pasuruar në mënyrë të çmendur. Ndaj dhe jam këtu për të deklaruar se për PD, objektivi më madhor i saj është integrimi i bazuar në meritë. Pra, edhe njëherë qytetarëve shqiptarë, njeriu që për muaj të tërë nxirrte nga xhepi një pasaportë false kallpe dhe u thoshte kjo është pasaporta evropiane që u garantoj unë, e ndërroi dhe nxjerr pasaportën e Beogradit, pasaportën e Vuçiçit. Ky është zhvillimi dramatik sepse ai mbron vjedhjet e tij,' tha Berisha./Dosja.a

sali berisha

Sondazh

Poll