Politike

Paketa e Maleve arrin në 400 aplikime/ Demo: 8 bashki do të dërgojnë për miratim zonat prioritare

17 Mars 2026, 12:50 Nga DOSJA

Paketa e Maleve arrin në 400 aplikime/ Demo: 8 bashki do të

TIRANË- Ministri i Shtetit për Pushtetin Vendor, Ervin Demo, deklaroi gjatë një konference për shtyp se numri i aplikimeve për Paketën e Maleve ka arritur në 400. I pyetur nga gazetarët, Demo tha bëhet fjalë për rreth 400 aplikime me probabilitet të lartë suksesi, të cilat ndodhen brenda zonave prioritare të shpallura dhe në bashki që kanë kaluar procesin e miratimit të këtyre zonave. Sipas Demos, objektivi për të arritur 1,000 aplikime deri në fund të vitit 2026 është i realizueshëm.

“Jemi të gatshëm të asistojmë bashkitë për shpalljen sa më të shpejtë të zonave prioritare. Pas miratimit të tyre nga qeveria, bashkitë do të ndjekin hapat e parashikuar në ligj”, theksoi ai.

Demo shtoi se Paketa e Maleve pritet të ketë ndikim të drejtpërdrejtë në zhvillimin e territorit të bashkive, ndërsa një pjesë e shpalljes së zonave prioritare, kanë kaluar tashmë fazën e miratimit nga bashkitë.

“Në mbledhjen e radhës së qeverisë do të kemi 8 bashki të përfshira në zonat prioritare. Bashkitë janë të hapura dhe kanë në dispozicion të gjithë kornizën ligjore”, deklaroi ministri.

 

Sondazh

Poll