Politike

Gërvalla kritikon Ramën për artikullin me Vuçiç: Qytetarët e Kosovës nuk kanë për t’ia falur

Në pamjet e publikuara, shihet një bisedë me mesazhe, ku në ekran shfaqet edhe një fotografi e një ore luksoze që duket se i është dërguar atij nga një person tjetër.

16 Mars 2026, 22:06 Nga I.A
Gërvalla kritikon Ramën për artikullin me Vuçiç:
Donika Gërvalla

KOSOVË- Ministrja e Drejtësisë e Kosovës, Donika Gërvalla, ka kritikuar kryeministrin e Shqipërisë, Edi Rama, lidhur me një editorial të përbashkët që ai ka publikuar me presidentin e Serbisë, Aleksandar Vuçiç, në gazetën gjermane Frankfurter Allgemeine Zeitung. E ftuar në RTK, Gërvalla tha se qytetarët e Kosovës nuk kanë për t’ia falur këtë artikull kryeministrit Rama.

“Nga ana e kryeministrit Rama, i cili i tejkalon edhe ato kur kemi mbyllur njërin sy në të kaluarën, është artikulli i fundit i publikuar së bashku me Vuçiqin në gazetën prestigjioze gjermane. Unë mendoj që qytetarët e Kosovës nuk kanë për t’ia falur atë artikull kryeministrit Rama, sepse krijohet përshtypja herë pas herë që gjithmonë atëherë kur Vuçiqin BE-ja, Europa e mbështet me shpatulla për muri, del Edi Rama dhe e nxjerr nga ajo situatë. Nuk duhet të ketë për Shqipërinë alternativa me Serbinë që nuk kalojnë nëpër Kosovë. Rruga nga Tirana për Beograd çon nëpër Prishtinë, edhe gjeografikisht, edhe ekonomikisht, edhe në çdo aspekt. Kështu, secili kryeministër apo president shqiptar që e harron këtë ta dini që në afatgjatë ka për të bërë gabime të mëdha që kanë për ta dëmtuar kombin tonë më shumë”, tha ajo.

Sipas saj, problem i artikullit është propozimi që Serbia dhe Shqipëria të hyjnë së bashku në Bashkimin Europian.

Problemi i artikullit nuk është pse Rama me Vuçiqin shkruajnë një artikull të përbashkët, por problem i atij artikulli është që propozimi është që Serbia dhe Shqipëria të hyjnë së bashku në Bashkimin Europian, duke mos përmendur në asnjë rrokje të vetme, pozicionin që ka Serbia në raport me Perëndimin, Rusinë, Kinën, Venezuelën, Iranin dhe forcat botërore që bien ndesh në çdo aspekt me përcaktimet tona për BE dhe NATO por edhe me përcaktimet e Shqipërisë”, ka thënë ajo./Dosja.al

donika gërvalla

Sondazh

Poll