Politike

Berisha uron nga Kavaja Natën e Kadrit, merr pjesë në iftarin e organizuar nga Bashkia

Në fjalën e tij, Berisha uroi të gjithë besimtarët myslimanë me rastin e Natës së Kadrit, duke theksuar rëndësinë shpirtërore dhe simbolikën e kësaj nate të bekuar për besimtarët dhe për vlerat e solidaritetit, paqes dhe mirësisë në shoqëri.

16 Mars 2026, 20:33 Nga E. D
Berisha uron nga Kavaja Natën e Kadrit, merr pjesë në iftarin e
Sali Berisha

KAVAJË- Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, mori pjesë mbrëmjen e se henes në iftarin e organizuar nga bashkia e Kavajes me besimtarët e ketij qyteti. I shoqëruar nga bashkëshortja e tij, Liri Berisha, ai u prit nga kryetari i Bashkisë, Fisnik Qosja.

Në fjalën e tij, Berisha uroi të gjithë besimtarët myslimanë me rastin e Natës së Kadrit, duke theksuar rëndësinë shpirtërore dhe simbolikën e kësaj nate të bekuar për besimtarët dhe për vlerat e solidaritetit, paqes dhe mirësisë në shoqëri.

Iftari i organizuar nga Bashkia e Kavajës përkoi me Natën e Kadrit, një nga më të rëndësishmet e muajit të shenjtë të Ramazanit, e cila për besimtarët përfaqëson një moment të veçantë reflektimi, lutjeje dhe shprese./Dosja.al

sali berisha

Sondazh

Poll