16 Mars 2026, 16:42
Nga E.d
Foto ilustruse
TIRANË- Grupi Parlamentar i Partisë Demokratike ka vendosur të mos marrë pjesë në seancën plenare të ditës së martë. Kjo pasi sipas tyre është një seancë e paligjshme, e thirrur në kundërshtim të hapur me Rregulloren e Kuvendit dhe jashtë ditës normale të saj.
Përmes një postimi në rrjetin social Facebook, Bardhi u shpreh se kjo nuk është një seancë normale parlamentare, por një mbledhje e thirrur për axhendën personale të Kryeministrit dhe të Kryetarit të Kuvendit, pa asnjë rend dite të miratuar apo të shpallur zyrtarisht.
Kreu i Grupit Parlamentar të PD-së, e cilësoj këtë një shkelje të procedurave minimale që garanton Rregullorja e Kuvendit. Sipas tij një parlament pa rend dite, pa debat dhe pa të drejtë fjale për opozitën nuk është më parlament, por një dekor për propagandën e qeverisë.

Postimi i Gazmend Bardhit
Grupi Parlamentar i Partisë Demokratike vendosi të mos marrë pjesë në seancën plenare të ditës së martë, një seancë e paligjshme, e thirrur në kundërshtim të hapur me Rregulloren e Kuvendit, jashtë ditës normale të saj (e enjte) dhe me Rend Dite: miratim procesverbali dhe njoftime. Kjo nuk është një seancë normale parlamentare, por një mbledhje e thirrur për axhendën personale të Kryeministrit dhe të Kryetarit të Kuvendit, pa asnjë rend dite të miratuar apo të shpallur zyrtarisht, si dhe në shkelje të procedurave minimale që garanton Rregullorja e Kuvendit.
Një parlament pa rend dite, pa debat dhe pa të drejtë fjale për opozitën nuk është më parlament, por një dekor për propagandën e qeverisë. Një dyqan personal që nuk i shërben interesit publik. Në vend që Parlamenti të merret me problemet reale të qytetarëve dhe të ushtrojë kontroll mbi qeverinë, ai është kthyer në një instrument antidemokratik në shërbim të Kryeministrit, duke penguar drejtësinë në hetimin e korrupsionit dhe duke u shndërruar në një pengesë serioze për anëtarësimin e plotë të Shqipërisë në Bashkimin Europian.
Për këtë arsye, opozita refuzon të bëhet pjesë e kësaj fasade parlamentare nesër dhe zgjedh të jetë aty ku duhet të jetë çdo opozitë e përgjegjshme: pranë qytetarëve. Prioriteti ynë këtë javë mbetet takimi me qytetarët në të gjithë vendin dhe mobilizimi për protestën e 22 marsit. Sepse problemi real i Shqipërisë sot është një qeveri që është kthyer në rrezik kombëtar. Prandaj opozita është e vendosur të qëndrojë me qytetarët dhe të udhëheqë betejën për ndryshim, luftë me tolerancë zero ndaj korrupsionit, si dhe një qeverisje të përgjegjshme në shërbim të qytetarëve./Dosja.al
pd gazmend bardhi kuvend
Politike
16 Mars 2026, 15:03
E.d
Foto ilustruse
TIRANË- Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha tha se në 22 mars shqiptarët do t'i japin përgjigjin e meritu...
Politike
16 Mars 2026, 14:41
D.S
Sali Berisha
TIRANË- Kreu i Opozitës, Sali Berisha u shpreh se detyra madhore e opozitës është shkurtimi i ‘jetës&...
Politike
16 Mars 2026, 14:33
E.d
Foto ilustruse
TIRANË- Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka deklaruar ditën e sotme se shpresa e shqiptarëve në rrugën...
Politike
16 Mars 2026, 13:59
E.d
Foto ilustruse
TIRANË- Avokatët mbrojtës të Erjon Veliajt kanë dërguar pranë Gjykatës Kushtetuese kundërshtime...
Politike
16 Mars 2026, 13:50
I.A
Edi Rama
VLORË- Kryeministri Edi Rama ka shkuar sot në qytetin e Vlorës ku është takuar me deputetët si dhe me përfaq&eu...
Politike
16 Mars 2026, 13:48
D.S
Ervin Salianji
TIRANË- Ervin Salianji deklaroi se, opozita nuk duhet të ndjekë të njëjtin model që kritikon te qeveria,...
Politike
16 Mars 2026, 13:23
D.S
Selia PD, Tiranë
TIRANË- Partia Demokratike ka zhvilluar sot mbledhjen e Kryesisë së partisë, ku janë marrë disa ve...
Politike
16 Mars 2026, 13:18
I.A
Sali Berisha
TIRANË- Kryedemokrati Sali Berisha ka theksuar dhe njëherë tjetër rëndësinë e procesit të p...
Politike
16 Mars 2026, 13:14
I.A
Sali Berisha
TIRANË- Kryedemokrati Sali Berisha ka theksuar dhe njëherë tjetër rëndësinë e procesit të p...
Politike
16 Mars 2026, 13:06
I.A
Sali Berisha
TIRANË- Kryedemokrati Sali Berisha ka komentuar aferën e Mogherinit në Bryzh. Gjatë fjalës së tij në mbledh...