16 Mars 2026, 14:33
Nga E.d
Foto ilustruse
TIRANË- Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka deklaruar ditën e sotme se shpresa e shqiptarëve në rrugën e integrimit eurpian është vetëm opozita. Gjatë mbledhjes së grupit parlamentar, Berisha u shpreh se ajo që ndodhi seancën e shkuar ishte goditja më e rëndë që parlamenti shqiptar dhe parlamentarizmi ka marrë në 34 vite.
Sipas tij, Edi Rama me 83 mandatet e krimit vendosi që vjedhjet e tij monstruoze, krimet e mëdha që ka kryer dhe miliardat që ka marrë nga qytetarët shqiptarë, t'i shpallë mbi ligjin dhe kushtetutën.
Lideri demokrat tha se opozita duhet të angazhohet në një dialog intensiv dhe u bëri thirrje deputetëve të angazhohen në një dialog me zgjedhësit e tyre.
Sali Berisha: Mirëdita dhe përshëndetje! Të nderuare deputete dhe deputetë, ajo që ndodhi seancën e shkuar ishte goditja më e rëndë që parlamenti shqiptar dhe parlamentarizmi ka marrë në 34 vite. Ishte goditja më e rëndë që Edi Rama i dha ligjit e Kushtetutës, u dha të drejtave të qytetarëve shqiptarë për të pasur një parlament të bazuar në Kushtetutën e vendit, një parlament që respekton kushtetueshmërinë, që mbron interesat e qytetarëve. Për herë të parë, pseudoparlamenti, Edi Rama me 83 mandatet e krimit vendosi që vjedhjet e tij monstruoze, krimet e mëdha që ka kryer, miliardat që ka marrë nga qytetarët shqiptarë, vetë familjarët dhe ministrat e tij, ti shpallë mbi ligjin, ti shpallë mbi kushtetutën, ti shpallë të paprekshëm, njëlloj siç ishin dikur etërit e tij xhelatë të shqiptarëve.
Ky akt është thirrje lufte, ky akt është kushtrim për çdo shqiptar, është thirrje për kryengritjen paqësore të shqiptarëve, gjer në përmbysjen e tij. Nuk kishte dyshime se Edi Rama do të vepronte ndryshe. Jo. Atij i ka ardhur thika në palcë për shkak të vjedhjeve të tij. Ai e dinte se Lubia ishte thjeshtë dordoleci, ishte noterja, sekretarja e vjedhjeve të tij për 25 vite me radhë. Kurse ai ishte autori, dhe kalonte nga një studio televizive në tjetër dhe mburrej për reformën unike në botë thoshte, që se ka kush në botë këtë, dhe thoshte se as vende të tjera nuk kanë një të tillë, tani e hodhi në kosh të plehrave, e shumëzoi me zero. Akt që nuk e ka kryer kush kurrë. Gjendja, asgjësimi i parlamentit, asgjësimi i drejtësisë, janë hapa të cilët ai ndërmorri gjatë këtyre muajve për të përqendruar të gjitha pushtetet në duart e tij.
E vërteta është se sot, opozita është e vetmja shpresë dhe sot më shumë se kurrë kërkohet mobilizimi dhe angazhimi i saj me të gjithë potencialet, me të gjitha mundësitë, me të gjitha burimet dhe qytetarët. Sot opozita duhet të angazhohet në një dialog intensiv, deputetët duhet të angazhohen në një dialog intensiv me zgjedhësit e tyre. Ata që e kanë votuar dhe ata që se kanë votuar, sepse angazhimi qytetar, përgjegjësia qytetare ndaj kësaj gjendje dramatike të krijuar është rrugëzgjidhja e vetme.
Nuk besoj se mund të ketë shqiptar të vërtetë që të gjejë motive që ta pengojnë për tu ngritur në revoltë kundër kësaj qeverie, kundër Edi Ramës që për interesa personale i mbylli dyert Europës dhe është një mbyllje që çdo kohë që kalon, bëhet më e rëndë për tu zgjidhur. BE gjatë këtyre viteve, pas rënies së perdes së hekur, ka pasur shumë zhvillime në vendet ish-komuniste në rrugën e tyre, por nuk ka patur kurrë një rast të tillë. Kurrë nuk kanë regjistruar një rast të tillë./Dosja.al
sali berisha edi rama opozita
Politike
16 Mars 2026, 13:59
E.d
Foto ilustruse
TIRANË- Avokatët mbrojtës të Erjon Veliajt kanë dërguar pranë Gjykatës Kushtetuese kundërshtime...
Politike
16 Mars 2026, 13:50
I.A
Edi Rama
VLORË- Kryeministri Edi Rama ka shkuar sot në qytetin e Vlorës ku është takuar me deputetët si dhe me përfaq&eu...
Politike
16 Mars 2026, 13:48
D.S
Ervin Salianji
TIRANË- Ervin Salianji deklaroi se, opozita nuk duhet të ndjekë të njëjtin model që kritikon te qeveria,...
Politike
16 Mars 2026, 13:23
D.S
Selia PD, Tiranë
TIRANË- Partia Demokratike ka zhvilluar sot mbledhjen e Kryesisë së partisë, ku janë marrë disa ve...
Politike
16 Mars 2026, 13:18
I.A
Sali Berisha
TIRANË- Kryedemokrati Sali Berisha ka theksuar dhe njëherë tjetër rëndësinë e procesit të p...
Politike
16 Mars 2026, 13:14
I.A
Sali Berisha
TIRANË- Kryedemokrati Sali Berisha ka theksuar dhe njëherë tjetër rëndësinë e procesit të p...
Politike
16 Mars 2026, 13:06
I.A
Sali Berisha
TIRANË- Kryedemokrati Sali Berisha ka komentuar aferën e Mogherinit në Bryzh. Gjatë fjalës së tij në mbledh...
Politike
16 Mars 2026, 12:57
D.S
Vjosa Osmani
Kosova , vendi më i ri në Evropë dhe kombi i dytë më i vogël në Ballkanin Perëndimor me...
Politike
16 Mars 2026, 10:55
I.A
Sali Berisha
TIRANË- Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha akuzoi sërish Edi Ramës për udhëtimet e tij me avion, duke the...
Politike
16 Mars 2026, 12:50
I.A
Sali Berisha
TIRANË- Kryetari i PD, Sali Berisha akuzoi ambasadorin e Bashkimi Europian në Tiranë, Silvio Gonzato, se sillet si ambasador i...