16 Mars 2026, 19:08
Nga E. D
Gazment Bardhi, Taulant Balla
TIRANË- Kreu i grupit parlamentar të Partisë Demokratike, Gazment Bardhi i është kundërpërgjigjur kreut të grupit parlamentar të Partia Socialiste, Taulant Balla lidhur me seancën plenare të së martës. Me anë të një deklarate, Bardhi thekson se është humbje kohe të sqarosh gënjeshtrat e Taulant Ballës, duke e akuzuar atë për deklarata të pavërteta lidhur me arsyet e seancës dhe projekt-rezolutën për Iranin.
Në reagimin e tij, Bardhi thotë në Rendin e ditës që ka njoftuar Kryetari i Kuvendit, nuk është përfshirë miratimi i ndonjë rezolute, por vetëm miratimi i procesverbaleve dhe njoftimet. Ai thekson se rendi i ditës duhet të miratohet me urdhër të kryetarit të Kuvendit dhe të njoftohet të paktën dy ditë përpara zhvillimit të seancës.
Gjithashtu Bardhi deklaron se sipas kalendarit të punimeve të miratuar nga seanca plenare e 19 shkurtit 2026, mbledhja e radhës ishte planifikuar të zhvillohej të enjten, më 19 mars, në përputhje me rregulloren e Kuvendit. Në fund, Bardhi shprehet se është për të ardhur keq, që Grupi Parlamentar i Partisë Socialiste është bërë streh e të korruptuarve dhe personave të lidhur me krimin e organizuar.
Reagimi i Bardhit:
Është humbje kohe të sqarosh gënjeshtrat e Taulant Ballës, sepse aq shumë sa gënjen të duhen 24 orë në ditë vetëm për genjeshtrat e tij.
Së pari, në Rendin pa rend dite që ka njoftuar Kryetari i Kuvendit, nuk është përfshirë miratimi i ndonjë rezolute. (Foto 1) Në rendin pa rend dite është përfshirë vetëm miratimi i procesverbaleve dhe njoftimet. Rendi i Ditës miratohet me urdhër të Kryetarit të Kuvendit dhe njoftohet jo më vonë se 2 ditë para senacës.
Së dyti, në kalendarin e punimeve të Kuvendit, të miratuar nga seanca plenare e datës 19 Shkurt 2026, seanca është planifikuar të zhvillohet të enjten, datë 19 Mars 2026, (Foto 2) në përputhje me nenin 40/1 të Rregullores së Kuvendit. Ndryshimi i ditës së mbledhjes së seancës plenare është bërë në mënyrë të njëanshme nga Kryetari i Kuvendit, sipas axhendës së tij personale dhe kundërshtim me Kalendarin e miratuar me vendim të Kuvendit. Për pasojë, mbledhja e seancës plenare është thirrur në kundërshtim me Rregulloren e Kuvendit.
Ne ndjejmë shumë keqardhje, që Grupi Parlamentar i Partisë Socialiste është bërë streh e të korruptuarve dhe personave të lidhur me krimin e organizuar. Ndjejmë shumë keqardhje që deputetët karton të këtij grupi parlamentar, e përdorin Kuvendin si bunker të korrupsionit dhe krimit të organizuar./Dosja.al
gazment bardhi taulant balla
Politike
16 Mars 2026, 18:50
E.d
Foto ilustruse
TIRANË- Kreu i Grupit Parlamentar të PS-së, Taulant Balla ka reaguar pas vendimit të Partisë Demokratike e cila zgj...
Politike
16 Mars 2026, 18:39
E. D
Edi Rama, Ambrozia Meta
TIRANË- Federata Evropiane e Gazetarëve ka reaguar ashpër, pasi kryeministri Edi Rama përjashtoi nga...
Politike
16 Mars 2026, 18:35
E.d
Foto ilustruse
Uniteti, lufta për një pozitë më të mirë të komunitetit serb në Kosovë dhe perceptimi ndryshe i...
Politike
16 Mars 2026, 16:42
E.d
Foto ilustruse
TIRANË- Grupi Parlamentar i Partisë Demokratike ka vendosur të mos marrë pjesë në seancën plenare t&...
Politike
16 Mars 2026, 15:03
E.d
Foto ilustruse
TIRANË- Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha tha se në 22 mars shqiptarët do t'i japin përgjigjin e meritu...
Politike
16 Mars 2026, 14:41
D.S
Sali Berisha
TIRANË- Kreu i Opozitës, Sali Berisha u shpreh se detyra madhore e opozitës është shkurtimi i ‘jetës&...
Politike
16 Mars 2026, 14:33
E.d
Foto ilustruse
TIRANË- Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka deklaruar ditën e sotme se shpresa e shqiptarëve në rrugën...
Politike
16 Mars 2026, 13:59
E.d
Foto ilustruse
TIRANË- Avokatët mbrojtës të Erjon Veliajt kanë dërguar pranë Gjykatës Kushtetuese kundërshtime...
Politike
16 Mars 2026, 13:50
I.A
Edi Rama
VLORË- Kryeministri Edi Rama ka shkuar sot në qytetin e Vlorës ku është takuar me deputetët si dhe me përfaq&eu...
Politike
16 Mars 2026, 13:48
D.S
Ervin Salianji
TIRANË- Ervin Salianji deklaroi se, opozita nuk duhet të ndjekë të njëjtin model që kritikon te qeveria,...