16 Mars 2026, 19:37
Nga E. D
Ejup Maqedonci
KOSOVË- Ministri i Mbrojtjes së Kosovës, Ejup Maqedonci ka deklaruar se raketat e reja balistike që Serbia i ka blerë nga Kina janë sulmuese dhe jo mbrojtëse. Duke folur në një intervistë për A2 CNN, Maqedonci theksoi se ato janë kërcënim për të gjitha vendet e Ballkanit. Sipas Maqedoncit, nuk është hera e parë që Beogradi kryen blerje të tilla, duke rritur shkallën e militarizimit të vendit.
Sipas tij, kjo hedh poshtë pretendimet e presidentit serb, Aleksandar Vuçiç, se po tenton të mbrohet nga Shqipëria, Kosova dhe Kroacia. Ai tha gjithashtu se duke bërë këto blerje nga vendet që nuk janë të NATO-s dhe në anën tjetër duke promovuar politika hegjemoniste në raport me fqinjtë, ku kombinohet blerja e raketave të tilla me qasjen politike të Serbisë në raport me fqinjët, atëherë kjo duhet të shihet si kërcënim për krejt regjionin.
“Në fakt blerja e këtyre sistemeve nuk është duke bërë vetëm këto kohët e fundit. Serbia në vazhdimësi mund të themi ka bërë blerje nga Rusia e nga Kina, por edhe nga vende të tjera. Ne kemi informacion që ka bërë blerje që disa vite të raketave të ndryshme nga Kina.
Këto raketat e fundit e kanë natyrën e raketave që janë të dizajnuara për sulme dhe duke qenë të tilla paraqesin kërcënim jo vetëm për Republikën e Kosovës, por për gjithë rajonin e Ballkanit. Kjo po tregon edhe më tej qasjen hegjemoniste të Serbisë dhe tentativën për të dominuar në aspektin ushtarak, ekonomik, por në aspekte të tjera në Ballkanin Perëndimor.
Arsyetimet që bëhen nga krerët e shtetit në Serbi, se këto furnizime po bëhen për shkak që siç thonë ata po ndihen të kërcënuar nga marrëveshja trilaterale mes Kosovës, Shqipërisë dhe Kroacisë nuk qëndrojnë sepse këto blerje nuk janë duke u bërë vetëm prej periudhës kur e kemi bërë nënshkrimin e marrëveshjes trilaterale, por janë bërë edhe më herët.
Është me rëndësi që NATO ta marrë seriozisht jo vetëm këtë blerje por krejt militarizimin e Serbisë dhe të diskutojë seriozisht për këtë çështje”, tha ministri Maqedonci./Dosja.al
ejup maqedonci
Politike
16 Mars 2026, 19:08
E. D
Gazment Bardhi, Taulant Balla
TIRANË- Kreu i grupit parlamentar të Partisë Demokratike, Gazment Bardhi i është kundë...
Politike
16 Mars 2026, 18:50
E.d
Foto ilustruse
TIRANË- Kreu i Grupit Parlamentar të PS-së, Taulant Balla ka reaguar pas vendimit të Partisë Demokratike e cila zgj...
Politike
16 Mars 2026, 18:39
E. D
Edi Rama, Ambrozia Meta
TIRANË- Federata Evropiane e Gazetarëve ka reaguar ashpër, pasi kryeministri Edi Rama përjashtoi nga...
Politike
16 Mars 2026, 18:35
E.d
Foto ilustruse
Uniteti, lufta për një pozitë më të mirë të komunitetit serb në Kosovë dhe perceptimi ndryshe i...
Politike
16 Mars 2026, 16:42
E.d
Foto ilustruse
TIRANË- Grupi Parlamentar i Partisë Demokratike ka vendosur të mos marrë pjesë në seancën plenare t&...
Politike
16 Mars 2026, 15:03
E.d
Foto ilustruse
TIRANË- Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha tha se në 22 mars shqiptarët do t'i japin përgjigjin e meritu...
Politike
16 Mars 2026, 14:41
D.S
Sali Berisha
TIRANË- Kreu i Opozitës, Sali Berisha u shpreh se detyra madhore e opozitës është shkurtimi i ‘jetës&...
Politike
16 Mars 2026, 14:33
E.d
Foto ilustruse
TIRANË- Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka deklaruar ditën e sotme se shpresa e shqiptarëve në rrugën...
Politike
16 Mars 2026, 13:59
E.d
Foto ilustruse
TIRANË- Avokatët mbrojtës të Erjon Veliajt kanë dërguar pranë Gjykatës Kushtetuese kundërshtime...
Politike
16 Mars 2026, 13:50
I.A
Edi Rama
VLORË- Kryeministri Edi Rama ka shkuar sot në qytetin e Vlorës ku është takuar me deputetët si dhe me përfaq&eu...