16 Mars 2026, 18:50
Nga E.d
Foto ilustruse
TIRANË- Kreu i Grupit Parlamentar të PS-së, Taulant Balla ka reaguar pas vendimit të Partisë Demokratike e cila zgjodhi të bojkotojë seancën plenare të së martës. Përmes një postimi në rrjetin social Facebook, Balla u shpreh ndjen keqardhje për këtë vendim.
Sipas tij PD ka përdorur pretekstin se në këtë seancë është propozuar nga mazhoranca një projekt-rezolutë për “Për shpalljen e Republikës Islamike të Iranit si Shtet Sponsor i Terrorizmit dhe Shtet që përdor mjete terroriste”.
Balla tha se seanca nuk është thirrur në kundërshim me Rregulloren. Por, sipas tij ajo është propozuar në Konferencën e Kryetarëve të datës 18 Shkurt 2026 dhe miratuar me vendim të Seancës Plenare, pra një muaj më parë.
Postimi i Taulant Ballës
Keqardhje për njoftimin se Grupi Parlamentar i Partisë Demokratike do ta bojkotojë seancën e nesërme të Kuvendit të Shqipërisë, me pretekstin se në këtë seancë është propozuar nga ne një projekt-rezolutë për “Për shpalljen e Republikës Islamike të Iranit si Shtet Sponsor i Terrorizmit dhe Shtet që përdor mjete terroriste”. Sipas tyre nevoja e menjëhershme e një qëndrimi të Shqipërisë përkrah SHBA ndaj veprimeve terroriste të Iranit, qenka një agjendë personale. Seriozisht e mendoni këtë, apo ta kuptojmë si një lapsus?! Sonte mund t’ju them se sqarimet se pse kjo Rezolutë është urgjente do t’i japim nesër në Konferencën e Kryetarëve dhe urojmë që deri nesër keni ende kohë të reflektoni.
Gjithashtu qenka thënë se seanca është thirrur në kundërshim me Rregulloren. Gënjeshtër! Seanca e nesërme, ditën e Martë 17 Mars 2026, është propozuar në Konferencën e Kryetarëve të datës 18 Shkurt 2026 dhe miratuar me vendim të Seancës Plenare, pra një muaj më parë (referojuni proces-verbalit të Mbledhjes së Konferencës së Kryetarëve, të cilat janë publike). Kush ju ka urdhëruar të bojkotoni nesër seancën, nuk jua dashka të mirën ju dhe Shqipërisë.
Gëzuar Natën e Kadrit./Dosja.al
taulant balla ps opozita
Politike
16 Mars 2026, 18:39
E. D
Edi Rama, Ambrozia Meta
TIRANË- Federata Evropiane e Gazetarëve ka reaguar ashpër, pasi kryeministri Edi Rama përjashtoi nga...
Politike
16 Mars 2026, 18:35
E.d
Foto ilustruse
Uniteti, lufta për një pozitë më të mirë të komunitetit serb në Kosovë dhe perceptimi ndryshe i...
Politike
16 Mars 2026, 16:42
E.d
Foto ilustruse
TIRANË- Grupi Parlamentar i Partisë Demokratike ka vendosur të mos marrë pjesë në seancën plenare t&...
Politike
16 Mars 2026, 15:03
E.d
Foto ilustruse
TIRANË- Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha tha se në 22 mars shqiptarët do t'i japin përgjigjin e meritu...
Politike
16 Mars 2026, 14:41
D.S
Sali Berisha
TIRANË- Kreu i Opozitës, Sali Berisha u shpreh se detyra madhore e opozitës është shkurtimi i ‘jetës&...
Politike
16 Mars 2026, 14:33
E.d
Foto ilustruse
TIRANË- Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka deklaruar ditën e sotme se shpresa e shqiptarëve në rrugën...
Politike
16 Mars 2026, 13:59
E.d
Foto ilustruse
TIRANË- Avokatët mbrojtës të Erjon Veliajt kanë dërguar pranë Gjykatës Kushtetuese kundërshtime...
Politike
16 Mars 2026, 13:50
I.A
Edi Rama
VLORË- Kryeministri Edi Rama ka shkuar sot në qytetin e Vlorës ku është takuar me deputetët si dhe me përfaq&eu...
Politike
16 Mars 2026, 13:48
D.S
Ervin Salianji
TIRANË- Ervin Salianji deklaroi se, opozita nuk duhet të ndjekë të njëjtin model që kritikon te qeveria,...
Politike
16 Mars 2026, 13:23
D.S
Selia PD, Tiranë
TIRANË- Partia Demokratike ka zhvilluar sot mbledhjen e Kryesisë së partisë, ku janë marrë disa ve...