Aktualitet

E rëndë në Tiranë/ 48-vjeçari punësoi të renë si dizajnuese e më pas abuzoi me të në apartamentin e tij! 21-vjeçarja: Më shantazhoi se...

Sipas njoftimit të policisë, mësohet se është arrestuar 48-vjeçari me iniciale M. F., i cili e kishte punësuar të renë si dizajnuese për bizhu, duke operuar online, në banesën që ai kishte marrë me qira në Tiranë.

16 Mars 2026, 10:40 Nga D.S
E rëndë në Tiranë/ 48-vjeçari punësoi të
Foto ilustruese

TIRANË- Një 21-vjeçare është përdhunuar nga një 48-vjeçar i huaj, në një banesë me qira në rrugën e “Bogdanëve”, në Tiranë. Sipas njoftimit të policisë, mësohet se është arrestuar 48-vjeçari me iniciale M. F., i cili e kishte punësuar të renë si dizajnuese për bizhu, duke operuar online, në banesën që ai kishte marrë me qira në Tiranë.

Sipas kallëzimit të bërë nga 21-vjeçarja, punëdhënësi i saj ka kryer me të marrëdhënie seksuale pa dëshirën e saj teksa ndodhej në punë. Sipas saj, marrëdhënia ka vijuar edhe më pas, pasi ai e ka shantazhuar se do t’i tregonte familjes së saj.

“Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 2 ndaluan shtetasin e huaj M. F., 48 vjeç, pasi një 21-vjeçare ka kallëzuar se ishte punësuar prej tij si dizajnuese për bizhu, punë që kryhej online për llogari të 48-vjeçarit, në banesën e tij të marrë me qira në Tiranë, në rrugën “Bogdanëve”.

Sipas kallëzimit, më datë 01.12.2025, ndërsa ndodhej në këtë banesë për të ushtruar aktivitetin e punës, ky shtetas ka kryer marrëdhënie seksuale pa dëshirën e saj. Gjithashtu, sipas saj, marrëdhënia ka vijuar edhe më pas, pasi ai e ka shantazhuar se do t’i tregonte familjes së saj. Gjatë kontrollit fizik ndaj 48-vjeçarit iu gjet edhe një mjet prerës;”, njofton policia./Dosja.al

48-vjeçari punësoi të renë si dizajnuese e më pas abuzoi me të në apartamentin e tij

Sondazh

Poll