Aktualitet

Paratë e drogës ”mollë sherri”/ Si u përshkallëzua konflikti mes Oltjon Klosit dhe Sabah Nuzit deri në tritol?

Mësohet se, Sabah Nuzi kishte konflikt prej disa kohësh me Oltjon Klosin për shkak të një borxhi prej 15 mijë eurosh.

16 Mars 2026, 10:33 Nga D.S
Paratë e drogës ”mollë sherri”/ Si u
FOTO NGA VENDNDGJARJA

TIRANË- Detaje të reja janë zbuluar në lidhje me tritolin e vendosur në një automjet në rrugën “Vasil Ndoçka”. Mësohet se, Sabah Nuzi kishte konflikt prej disa kohësh me Oltjon Klosin për shkak të një borxhi prej 15 mijë eurosh.

Borxhi ishte marrë në Spanjë, ku sipas policisë janë lekë të drogës. Klosi pretendente se e ka shlyer borxhin, por Nuzi nga ana tjetër pretendonte se i dëmtuari i detyrohet edhe 15 mijë euro.

Më tej mësohet se, Klosi ka refuzuar për të paguar shumën, ndërsa Sabah Nuzi si porositës, ka urdhëruar grupin e të arrestuarve që ti vendosin Oltjon Klosit tritol te makina./Dosja.al

 

sabah nuzi oltjon klosi triton ne makinen e 36 vjeçarit

Sondazh

Poll