Aktualitet

Shkrumbohet një kamion në Bypass-in e Vlorës, drejtuesi i mjetit shpëton pa lëndime

Në vendngjarje mbërritën me shpejtësi forcat zjarrfikëse për të bërë të mundur izolimin e zjarrit.

16 Mars 2026, 09:51 Nga D.S
Shkrumbohet një kamion në Bypass-in e Vlorës, drejtuesi i mjetit
foto nga vendngjarja

VLORË- Një incident ka ndodhur sot në rrugën e By-Passit të Vlorës, ku një kamion u përfshi papritur nga flakët ndërsa ishte ende në lëvizje.

Në vendngjarje mbërritën me shpejtësi forcat zjarrfikëse për të bërë të mundur izolimin e zjarrit. Megjithëse u ndërhy menjëherë, mjeti u shkrumbua pothuajse totalisht duke shkaktuar dëme të konsiderueshme materiale.

Për fat të mirë, drejtuesi i kamionit arriti të braktisë kabinën përpara se situata të bëhej fatale. Ky reagim i shpejtë bëri që ngjarja të mbyllej pa lëndime në njerëz./Dosja.al

 

 

shkrumbohet një kamion në bypass-in e vlorës vlore drejtuesi i mjetit shpëton pa lëndime

Sondazh

Poll