Aktualitet

Kthjellime deri në vranësira, ja parashikimin e motit për sot

Reshjet e shiut parashikohen të bëhen prezente në orët e pasdites në ekstremin jugor me intensitet të ulët.

16 Mars 2026, 07:32 Nga D.S

Kthjellime deri në vranësira, ja parashikimin e motit për sot

Sot vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosferike kryesisht të qëndrueshme. Sipas Shërbimit Meteorologjik Ushtarak moti parashikohet fillimisht me kthjellime ndërsa gradualisht shtim vranësirash mesatare deri të dendura. Reshjet e shiut parashikohen të bëhen prezente në orët e pasdites në ekstremin jugor me intensitet të ulët.

Më pas në orët e mbrëmjes në zonën e jugut dhe kryesisht jugperëndimit reshje shiu të herëpashershme me intensitet të ulët e shtrëngata afatshkurtra. Era do të fryjë me drejtim verilindje – veriperëndim me shpejtësi mesatare 7 m/s, përgjatë vijës bregdetare dhe në zonat luginore era me shpejtësi deri në 16 m/s. Valëzimi në detet Adriatik dhe Jon do të jetë i forcës 2-3 ballë./Dosja.al

moti kthjelime

Sondazh

Poll