Aktualitet

E rëndë në Gjakovë/ Një i vrarë dhe një i plagosur, policia jep detaje

Sipas policisë, në rrugën “Vëllezërit Frashëri” në Gjakovë dy persona meshkuj, të moshës madhore, janë qëlluar me armë zjarri.

16 Mars 2026, 08:56 Nga D.S
E rëndë në Gjakovë/ Një i vrarë dhe një i
Policia Kosovës

KOSOVË- Një person është vrarë dhe një tjetër ka mbetur i plagosur pas të shtënave me armë zjarri mëngjesin e sotëm në Gjakovë. Sipas policisë, në rrugën “Vëllezërit Frashëri” në Gjakovë dy persona meshkuj, të moshës madhore, janë qëlluar me armë zjarri.

Uniformat blu bëjnë me dije se, si pasojë e plagëve të marra, njëri prej tyre ka ndërruar jetë në vendin e ngjarjes. Mësohet se, autori i dyshuar është larguar nga vendi i ngjarjes, ndërsa policia e Kosovës është në kërkim për kapjen e tij.

“Sot rreth orës 05:30, jemi njoftuar se në rrugën “Vëllezërit Frashëri” në Gjakovë dy persona meshkuj, të moshës madhore, janë qëlluar me armë zjarri. Si pasojë e plagëve të marra, njëri prej tyre ka ndërruar jetë në vendin e ngjarjes (ekipi mjekësor ka konstatuar vdekjen e tij). Personi tjetër ka mbetur i plagosur dhe është dërguar për trajtim mjekësor.

Njësitë përkatëse policore i janë përgjigjur menjëherë rastit dhe është njoftuar prokurori i shtetit i cili po ashtu ka dalë në vendin e ngjarjes. Aktualisht po ndërmerren veprimet e nevojshme hetimore me qëllim të arrestimit të të dyshuarit dhe zbardhjes së plotë të rrethanave të ngjarjes“, shkruhet në njoftim./Dosja.al

policia e kosoves

Sondazh

Poll