Aktualitet

Detaje nga të shtënat me armë në Sarandë/ Dhunoi ish-bashkëjetuesen dhe kërcënoi familjarët e saj duke qëlluar me armë në ajër

Bazuar në njoftimin e policisë një 31-vjeçar ka shkuar në fshatin Shelegar, në banesën e ish-bashkëjetueses së tij dhe e ka atë dhunuar fizikisht.

14 Mars 2026, 19:04 Nga E.d
Detaje nga të shtënat me armë në Sarandë/ Dhunoi
Foto ilustruse

SARANDA- Policia ka zbardhur dinamikën e ngjarjes, e cila ndodhi pak minuta më parë në qytetin e Sarandës. Bazuar në njoftimin e policisë një 31-vjeçar ka shkuar në fshatin Shelegar, në banesën e ish-bashkëjetueses së tij dhe e ka atë dhunuar fizikisht.

Më pas ka kërcënuar familjarët e saj, duke qëlluar disa herë me armë zjarri në ajër. Pasi si ka kryer këtë veprim, autori është larguar me një makinë tip Audi Q7 drejt Borshit. 31-vjeçari, banues në Borsh është dërguar drejt ambienteve të komisariatit, ndërsa po hetohet më shumë mbi ngjarjen.

Sarandë/Informacion paraprak

Sot, rreth orës 17:30, shtetasi K. C., 31 vjeç, banues në Borsh, ka shkuar në fshatin Shelegar, në banesën e ish-bashkëjetueses së tij, ku dyshohet se e ka dhunuar fizikisht.

Gjithashtu, ky shtetas dyshohet se e ka kanosur me armë zjarri atë dhe familjarët e saj, duke qëlluar disa herë në ajër./Dosja.al

saranda policia arme zjarri

Sondazh

Poll