Aktualitet

Strehoi 63 klandestinë me qëllim trafikimin drejt vendeve të BE-së, nis hetimi ndaj 56-vjeçarit në Durrës

Dyshohet se klandestinë qëndronin aty me qëllim trafikimin drejt vendeve të BE-së dhe punësimin e paligjshëm. 

14 Mars 2026, 15:12 Nga E.d
Strehoi 63 klandestinë me qëllim trafikimin drejt vendeve të
Foto ilustruse

DURRËS- Policia ka nisur hetimin ndaj një 56-vjeçari në qytetin e Durrësit. Kjo pasi në subjektin që kishte nën administrim u gjetën 63 shtetas të huaj, të kombësive të ndryshme. Dyshohet se klandestinë qëndronin aty me qëllim trafikimin drejt vendeve të BE-së dhe punësimin e paligjshëm. 

Pas kontrolleve rezultoi se ata qëndronin në kushte të këqija higjienike. Policia po heton më shumë mbi rastin.

“Specialistët për Hetimin e Trafiqeve të Paligjshme referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi penal për shtetasin S. M., 56 vjeç, banues në Durrës, i cili në fshatin Vrrinë, Durrës, në subjektin që ka në administrim, iu gjetën të strehuar në ambiente me kushte të këqija higjienike 63 shtetas të huaj, të kombësive të ndryshme, që dyshohet se qëndronin aty me qëllim trafikimin dhe punësimin e paligjshëm”, thuhet në njoftimin e policisë./Dosja.al

durrës 63 klandestinë be

Sondazh

Poll