Aktualitet

Qarkullonte i armatosur me pistoletë, arrestohet 34-vjeçari në Laç

Gjatë kontrollit fizik, policia gjeti dhe sekuestroi, në cilësinë e provës materiale, 1 armë zjarri pistoletë me krehër dhe municion luftarak.

14 Mars 2026, 15:05 Nga E.d
Qarkullonte i armatosur me pistoletë,
Foto ilustruse

LAÇ- Policia ka arresruar ditën e sotme një 34-vjeçar në qytetin e Laçit. Ai u arrestua nga forcat blu, pasi qarkullonte i armatosur  me pistoletë. 

Gjatë kontrollit fizik, policia gjeti dhe sekuestroi, në cilësinë e provës materiale, 1 armë zjarri pistoletë me krehër dhe municion luftarak. Ndaj tij rëndon akuza për veprën penale “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe municionit”.

Njoftimi i policisë:

Në vijim të punës për sigurimin e informacioneve dhe goditjen e rasteve të armëmbajtjes pa leje, shërbimet e Komisariatit të Policisë Kurbin, në bashkëpunim me forcat e posaçme “Shqiponja”, bazuar në informacionet e siguruara se një shtetas qarkullonte i armatosur, organizuan dhe finalizuan operacionin policor të koduar “Siguria”.

Si rezultat i operacionit, në qytet Laç, shërbimet e Policisë konstatuan një automjet tip “Mercedes-Benz”, në të cilin dyshohej se udhëtonte shtetasi i armatosur, dhe e ndaluan për kontroll.

Gjatë kontrollit fizik, shërbimet e Policisë gjetën dhe sekuestruan, në cilësinë e provës materiale, 1 armë zjarri pistoletë me krehër dhe municion luftarak.

Në përfundim të veprimeve procedurale, u arrestua në flagrancë shtetasi E. P., 34 vjeç, banues në Laç, Kurbin, për veprën penale “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe municionit”. Materialet procedurale iu kaluan Prokurorisë së Lezhës, për veprime të mëtejshme./Dosja.al

laç 34-vjeçari policia

Sondazh

Poll