Aktualitet

Aksident tragjik në Itali! Makina humbet kontrollin dhe përplas për vdekje 34-vjeçaren shqiptare (EMRI)

Viktima dyshohet se u përplas nga një Fiat 500L i drejtuar nga një grua 37-vjeçare ndërsa ishte në anë të rrugës, pranë rrethrrotullimit Santa Cecilia.

14 Mars 2026, 18:35 Nga E.d
Aksident tragjik në Itali! Makina humbet kontrollin dhe përplas
Foto ilustruse

ITALI- Një aksident i rëndë rrugor ka ndodhur në Itali, ku si pasojë ka humbur jetën një 34-vjeçare shqiptare. Viktima është Xhulijana Guna, 34 vjeç, me origjinë shqiptare dhe banore e vjetër e qytetit të Ebolit.

Viktima dyshohet se u përplas nga një Fiat 500L i drejtuar nga një 37-vjeçare italiane, ndërsa ishte në anë të rrugës, pranë rrethrrotullimit Santa Cecilia. Rruga tregon shenja të qarta të frenimit të gjerë. Pas aksidentit, 37-vjeçarja kishte ndaluar për t'i dhënë ndihmë shqiptares.

Policia dhe ekipi shëndetësor shkuan menjëherë në vendngjarje, por si pasojë e plagëve të marra 34-vjeçarja shqiptare kishte ndërruar jetë në moment. Mediat italiane shkruajnë se trupi i saj është dërguar për autopsi, në mënyrë që të hetohen më tej shkaqet e humbjes së jetës. Policia po heton më shumë mbi rastin, ndërsa 37-vjeçarja italiane është shoqëruar në komisariat dhe raportohet se ndodhet në gjendje shoku./Dosja.al

xhulijana guna aksident itali

Sondazh

Poll