Aktualitet

Dhunoi babain dhe vëllain pas një konflikti, arrestohet 35-vjeçari në Bulqizë

Ndaj 35-vjeçarit, Gjykata e Dibrës ka caktuar masën e sigurisë "Arrest me burg", për veprat penale "Dhuna në familje", dhe "Shkatërrim i pronës".

14 Mars 2026, 15:25 Nga E.d
Dhunoi babain dhe vëllain pas një konflikti,
Foto ilustruse

BULQIZË- Policia ka arrestuar ditën e sotme një 35-vjeçar në Bulqizë. Ai u arrestua nga forcat blu, pasi ka ushtruar dhunë fizike ndaj babait dhe vëllait të tij, pas një konflikti për motive të dobëta.

Ndaj 35-vjeçarit, Gjykata e Dibrës ka caktuar masën e sigurisë "Arrest me burg", për veprat penale "Dhuna në familje", dhe "Shkatërrim i pronës".

Njoftimi i policisë

Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Bulqizë, ekzekutuan urdhërin e Prokurorisë Dibër për ndalimin shtetasit A.G., 35 vjeç, banues në Bulqizë. Ky shtetas, më datë 3 janar 2026, në banesë, pas një konflikti për motive të dobëta, ka ushtruar dhunë fizike ndaj babait dhe vëllait të tij.

Ndaj 35-vjeçarit, Gjykata e Dibrës ka caktuar masën e sigurisë "Arrest me burg", për veprat penale "Dhuna në familje", dhe "Shkatërrim i pronës". Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Dibër, për veprime të mëtejshme./Dosja.al

bulqizë 35-vjeçar policia

Sondazh

Poll