Bota

Thaçi heq përgjegjësinë nga vetja, ‘ia ngarkon’ Vlora Çitakut: Ambasadorja na njoftoi zyrtarisht për njohjen nga Xhama

21 Shkurt 2020, 10:50 Nga DOSJA
Thaçi heq përgjegjësinë nga vetja, ‘ia

KOSOVË- Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi përmes një postimi në Twitter njoftoi dje se shteti i Xhamajkës kishte njohur pavarësinë e Kosovës.

Por një lajmi i tillë, sot u përgënjeshtrua nga ministrja e Punëve të Jashtme të Xhamajkës, Kamina Johnson-Smith, e cila përmes  një postimi në Twitter i ishte përgjigjur Thaçit se deri më tani Xhamajka nuk e ka njohur Kosovën.

Pas kësaj deklarate, i menjëhershm ka qenë reagimi nga zyra e presidentit Thaçi, e cila ka thënë se njoftimin për njohjen nga Xhamajka e kanë marrë zyrtarisht nga ambasadorja e Kosovës në SHBA, Vlora Çitaku. Presidenca më tej shprehet se për informacione të tjera duhet kontaktuar Ministria e Punëve të Jashtme të Kosovës.

“Zyra e Presidentit të Republikës së Kosovës është njoftuar mbrëmë zyrtarisht nga Ambasadorja e Kosovës në Uashington, Vlora Çitaku, për njohjen nga shteti i Xhamajkës. Të njëjtin njoftim, ambasadorja e ka dërguar edhe në Zyrën e Kryeministrit dhe të Ministrit të Punëve të Jashtme. Presidenti këtë njoftim e ka bërë publik përmes profilit të tij në Tëitter. Për informacione të tjera, luteni t’i drejtoheni Ministrisë së Punëve të Jashtme”, thuhet në përgjigjen e Zyrës së Informimit të Presidencës.

Ditën e djeshme Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi përmes një postimi në Tëitter njoftoi se shteti i Xhamajkës kishte njohur pavarësinë e Kosovës. Lajmi u hodh poshtë sot nga Ministrja e Jashtme e Xhamajkës, Kamina J. Smith,e cila tha se vendi i saj nuk e ka njohur pavarësinë e Kosovës. Pas kësaj deklarate, vjen reagimi i presidencës: Vlora Çitaku na njoftoi zyrtarisht.

(a.m/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

rajoni rajoni hashim thaci vlora citaku xhamajka njeh kosoven hashim thaci vlora citaku xhamajka njeh kosoven

Sondazh

Poll