Bota

Japonia dhe Koreja e Jugut, dy vendet më të prekura nga Koronavirusi pas Kinës, mbi 1200 të infektuar

21 Shkurt 2020, 08:59 Nga DOSJA
Japonia dhe Koreja e Jugut, dy vendet më të prekura nga Koronavirusi

KINË– Koronavirusi vdekjeprurës që ka marrë  2236 jetë njerëzish kryesisht në Kinë, por edhe në vende të tjera të Botës,  po përhapet në të gjithë botën qëkur rastet e para u zbuluan në Kinën qendrore gjatë dhjetorit të  2019.

Ndërkohë sipas mediave të huaja rreth 1200 raste të personave me koronavirus janë konfirmuar në 29 vende të botës, jashtë territorit të Kinës. Në total janë 11 njerëz që kanë humbur jetën si shkak i virusit jashtë jashtë territorit kinez.

Më poshtë sjellim edhe listën e plotë me bilancet e fundit për viktimat dhe të prekurit nga virusi:

Australia : 17 raste

Belgjikë: 1 rast

Kamboxhi: 1 rast

Kanada: 9 raste

Egjipt: 1 rast

Finlanda:  1 rast

Francë: 12 raste, 1 vdekje

Gjermani: 16 raste

Hong Kong: 68 raste, 2 vdekje

India: 3 raste

Iran: 5 raste, 2 vdekje

Itali: 3 raste

Japoni: 704 raste, përfshirë 624 të lidhura me anije lundrimi; 3 vdekje

Makao: 10 raste

Malajzia: 22 raste

Nepal: 1 rast

Filipine: 3 raste, 1 vdekje

Rusia: 2 raste

Singapori: 85 raste

Koreja e Jugut: 156 raste, 1 vdekje

Spanjë: 2 raste

Sri Lanka: 1 rast

Suedi: 1 rast

Tajvan: 23 raste, 1 vdekje

Tajlandë: 35 raste

Emiratet e Bashkuara Arabe: 9 raste

Mbretëria e Bashkuar: 9 raste

Shtetet e Bashkuara: 26 raste

Vietnami: 16 raste

Kina po përballet çdo ditë e më shumë me shtimin e numrit të viktimave si shkak i koronavirusit që është përhapur gjerësisht në 29 vende të botës. Mësohet se në rang global janë shënuar 2236 viktima dhe mbi  75 mijë njerëz të tjerë janë infektuar nga ky virus vdekjeprurës. Ndërkohë në Korenë e Jugut pasi u shënua edhe viktima e parë ditën e djeshme, numri i të infektuarve është rritur në 156. Ky virus rrezikon të përhapet në mbarë botën pasi përhapet shumë lehtë nga njeriu në njeri.

Burimi: CNN 

A.C/Dosja.al

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

bota bota 2236 viktima nga koronavirusi koronavirusi në kinë virusi ne kine 2236 viktima nga koronavirusi koronavirusi në kinë virusi ne kine

Sondazh

Poll