Bota

VIDEO/ Përplaset avioni në Moskë, pasagjeri filmon gjithçka nga brenda

21 Shkurt 2020, 09:25 Nga DOSJA
VIDEO/ Përplaset avioni në Moskë, pasagjeri filmon

MOSKË– Ditën e djeshme si pasojë e një aksidenti të avionit rus të tipit An-2 në Moskë janë lënduar shtatë persona.

Avioni është përplasur me tokën duke krijuar një ndjenjë tmerri për të gjithë pasagjerët që ndodheshin në bord.

Kjo ngjarje e rëndë ka ndodhur pak momente pasi avioni u ngrit në ajër në qytetin Magadan, prandaj dhe një nga pasagjerët brenda avionit ka arritur të filmojë gjithçka ndodhte  në ato momente.

Në video arrihet të shikohet momenti kur avioni ngjitet lart në ajër dhe pas pak sekondash humb kontrollin dhe bie me shpejtësi të madhe.

“Në aeroplan ishin 12 pasagjerë dhe dy anëtarë të ekuipazhit. Sipas të dhënave të para, shtatë persona kanë pësuar lëndime trupore.”– ka thënë zëdhënësi i ministrisë ruse për Situata të Jashtëzakonshme.

Sipas autoriteteve vendase është mësuar se të lënduarit janë dërguar me urgjencë në spital, ndërsa fatmirësisht nuk ka asnjë viktimë.

Burimi: Euromedia 

A.C/Dosja.al

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

bota bota

Sondazh

Poll