Bota

Shkon në 2236 numri i viktimave në Kinë, panik në Korenë e Jugut, shtohen të sëmurët pas viktimës së parë

21 Shkurt 2020, 08:44 Nga DOSJA
Shkon në 2236 numri i viktimave në Kinë, panik në

KINË– Në Kinë numri i viktimave nga Koronavirusi  ka arritur ditën e sotme në 2236, ndërsa ky virus vdekjeprurës po përhapet shumë shpejt dhe papritur edhe në shtete të tjera jashtë territorit të Kinës.

Ndërkohë qeveria kineze pretendon se po bën gjithçka për të pasur nën kontroll situatën, rastet e reja me njerëz të infektuar nga koronavirusi sa vijnë dhe shtohen, ku sipas mediave të huaja deri  më tani ka arritur mbi 75,500 të sëmurë.

Kujtojmë që në Kinë kanë arritur disa grupe me ekspertë ndërkombëtarë për të kontrolluar situatën e Koronavirusit në vend, por vetëm ekspertët amerikanë  nuk janë pranuar të ndihmojnë në Kinë.  Për këtë shkak edhe qeveria amerikane i ka bërë disa herë thirrje Kinës për transparencë të bilanceve dhe informacioneve të virusit, sepse frika është globale, tashmë e deklaruar edhe nga vetë kreu i Organizatës Botërore të Shëndetit.

Në Kore ditën e djeshme është shënuar edhe viktima e parë nga ky virus vdekjeprurës, duke shkaktuar në këtë mënyrë edhe rritjen e numrit të të infektuarve.

Burimi: cnn 

A.C/Dosja.al 

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

bota bota 2236 viktima nga koronavirusi koronavirusi në kinë virusi ne kine 2236 viktima nga koronavirusi koronavirusi në kinë virusi ne kine

Sondazh

Poll