Bota

Tre njerëz të infektuar nga Koronavirusi në Itali/ U kthye nga Kina më 20 janar, 38-vjeçari në gjendje kritike për jetën

21 Shkurt 2020, 10:35 Nga DOSJA
Tre njerëz të infektuar nga Koronavirusi në Itali/ U kthye nga

ITALI– Koronavirusi kinez u përhap edhe në Itali që prej janarit, kur një këngëtare italiane kishte mbajtur një koncert në Whan, e më pas rezultoi me test pozitiv për virusin vdekjeprurës. Por së fundmi në Komunën e Lodi, në Rajonin e Lombardisë në Itali janë konfirmuar edhe 3 raste të tjera të personave me koronavirus.

Mes tyre është mësuar të jetë edhe 38-vjeçari i cili iu nënshtrua ditën e djeshme një vizite në spital, ku pas simptomave të shfaqura ai rezultoi me test pozitiv të koronavirusit.

Menjëherë pas tij janë konstatuar të infektuar nga virusi edhe bashkëshortja e miku i tij, të cilët tashmë ndodhen të izoluar në Sarko të Milanos.

Nga mediat e huaja është mësuar që miku i 38-vjeçarit që u sëmur në fillim është konstatuar  deri më tani si “zero pacient”, por ndërkohë po pritet një përgjigje përfundimtare.

38-vjeçari italian që tashmë është në gjendje kritike për jetën ishte kthyer nga Kina në datën 20 janar, e menjeherë kishte ndarë një darkë me mikun e tij, prandaj  dhe dyshohet që është infektuar.

Kujtojmë që 38-vjeçari që sot është në luftë me jetën,pas kthimit nga Kina ka ndarë kohë dhe ka pasur kontakte me shumë njerëz të afërm, miq, si dhe me familjarët të cilët tashmë po mbahen nën kujdesin mjekësor pasi rrezikohen nga Koronavirusi.

Kina po përballet çdo ditë e më shumë me shtimin e numrit të viktimave si shkak i koronavirusit që është përhapur gjerësisht në 29 vende të botës. Mësohet se në rang global janë shënuar 2236 viktima dhe mbi 75 mijë njerëz të tjerë janë infektuar nga ky virus vdekjeprurës. Ndërkohë në Korenë e Jugut pasi u shënua edhe viktima e parë ditën e djeshme, numri i të infektuarve është rritur në 156. Ky virus rrezikon të përhapet në mbarë botën pasi përhapet shumë lehtë nga njeriu në njeri.

Burimi: flutrackers

A.C/Dosja.al

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

rajoni rajoni 3 te infektuar ne itali 38-vjeçari itali 3 te infektuar ne itali 38-vjeçari itali

Sondazh

Poll