Rajoni

Zyrtare! Xhamajka njeh shtetin e Kosovës, Thaçi jep lajmin e mirë

Në një status në Twitter, Thaçi shkruan se Xhamajka e ka njohur Republikën e Kosovës si një shtet Sovran dhe të pavarur.
Featured image of article: Zyrtare! Xhamajka njeh shtetin e Kosovës, Thaçi jep lajmin e mirë Hashim Thaçi
Përditësuar:

KOSOVË– Presidenti Hashim Thaçi ka publikuar lajmin e mirë se shteti i Kosovës është njohur edhe nga Xhamajka. Në një status në Twitter, Thaçi shkruan se Xhamajka e ka njohur Republikën e Kosovës si një shtet Sovran dhe të pavarur.

Xhamajka ka njohur Republikën e Kosovës si shtet sovran dhe të pavarur. Ky është rezultat i punës së vështirë dhe lobimit për vite të tëra nga kongresisti Eliot Engel. Punë e mirë. Faleminderit miqve tanë nga Kingstoni,”– shkruan Thaçi.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

Vetëm para pak ditën Republika e Kosovës ka festuar 12-vjetorin e Pavarësisë. Kosova deklaroi pavarësinë me 17 shkurt 2008. Deri tani 115 entitete sovrane, nga të cilët 112 nga 193 shtete anëtare të OKB kanë njohur formalisht Republikën e Kosovës dhe 3 shtete që nuk janë anëtare të OKB.

(f.m/dosja.al)

Shto Koment