Politike

Mazhoranca refuzoi heqjen e imunitetit të Ballukut/ Reagon Ambasada Suedeze: Udhëheqja politike shqiptare mbetet përgjegjëse për garantimin e këtij procesi

Në një njoftim zyrtar, Ambasada shprehet se, presin që sistemi i drejtësisë në Shqipëri, të veprojë me shpejtësi dhe pa pengesa.

12 Mars 2026, 17:57 Nga D.S

Mazhoranca refuzoi heqjen e imunitetit të Ballukut/ Reagon Ambasada

TIRANË- Ambasada Suedeza ka reaguar zyrtarisht pas refuzimit të heqjes së imunitetit të ish-zv,kryeministes Balluku nga ana e mazhorancës. Në një njoftim zyrtar, Ambasada shprehet se, presin që sistemi i drejtësisë në Shqipëri, të veprojë me shpejtësi dhe pa pengesa.

Ambasada e Suedisë bën përgjegjëse politikën për garantimin e këtij procesi. Ata theksojnë se, Suedia mbështet integrimin e Shqipërisë në Bashkimin Europian, në përputhje me dëshirën e popullit shqiptar.

Reagimi i Ambasadës suedeze:

"Suedia mbështet integrimin e Shqipërisë në Bashkimin Europian, në përputhje me dëshirën e popullit shqiptar. Një kërkesë kyçe për përparimin në këtë proces të bazuar në meritë është ndjekja penale efektive e korrupsionit, përfshirë edhe në nivelet më të larta. Ne presim qartë që, në raste të tilla, sistemi i drejtësisë të jetë në gjendje të veprojë me shpejtësi dhe pa pengesa. Udhëheqja politike shqiptare mbetet përgjegjëse për garantimin e këtij procesi."/Dosja.al

balluku ambasada suedeze

Sondazh

Poll