Politike

20 Shkurt 2020, 17:34 Nga DOSJA

TIRANË – Partia Demokratike  ka reaguar me anë të sekretarit të përgjithshëm, Gazment Bardhit lidhur me dokumentet e publikuara sot nga presidenti Ilir Meta. Në reagimin e tij Bardhi shprehet se ndërhyrja e ministres së Drejtësisë Etilda Gjonaj për të botuar emërimin e gjyqtares Arta Vorpsit në ‘Kushtetuese’ është një akt i paprecedentë.   

Qeveria boton në Fletoren Zyrtare një akt për llogari të KED-së, që sipas Kushtetutës është një institucion pa asnjë lidhje me Qeverinë. Është një tjetër akt i paprecedentë që minon ndarjen dhe balancimin mes pushteteve, shtetin ligjor dhe besimin e qytetarëve tek drejtësia, zhbën Reformën në Drejtësi dhe thellon krizën politike dhe institucionale në vend,”-shkruan Bardhi.

Reagim i Sekretarit të Përgjithshëm të PD, Gazment Bardhi

Tentativa kriminale e Edi Ramës për uzurpimin e Gjykatës Kushtetuese u çmontua sot me të tjera fakte të pakundërshtueshme nga Institucioni i Presidentit të Republikës. Qeveria e Edi Ramës me Etilda Gjonajn, Parlamenti i Edi Ramës me Gramoz Ruçin, Këshilli i Emërimeve në Drejtësi i Edi Ramës me Ardian Dvoranin tani janë të provuar me dokumenta zyrtarë se janë pjesë e një organizate mafioze për të asgjesuar pavarësinë e Gjykatës Kushtetuese që në lindje. Me një skemë kriminale, Qeveria ka ndërmarrë veprime aktive për t’i rrëmbyer kompetencën kushtetutese Presidentit të Republikës për emërimin e një anëtari të Gjykatës Kushtetuese dhe për të emëruar aty një shërbëtore politike të Qeverisë. Dokumentat e bërë publikë nga Presidenti janë tronditës. Qeveria boton në Fletoren Zyrtare një akt për llogari të KED-së, që sipas Kushtetutës është një institucion pa asnjë lidhje me Qeverinë. Është një tjetër akt i paprecedentë që minon ndarjen dhe balancimin mes pushteteve, shtetin ligjor dhe besimin e qytetarëve tek drejtësia, zhbën Reformën në Drejtësi dhe thellon krizën politike dhe institucionale në vend.

Presidenti Ilir Meta dhe Këshilltari i tij Ligjor, Bledar Dervishaj kanë dalë sot në një deklaratë për mediat, ku kanë publikuar dokumente të reja për emërimet e gjyqtarëve në Gjykatën Kushtetuese. Dervishi ka thënë se këto janë prova të reja për shkeljet e Kushtetutës dhe ka paralajmëruar padi në SPAK për Ministrinë e Drejtësisë. Po ashtu kanë thënë se dhe Dvorani ka bërë shkelje të tjera. 

(k.m.dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike gazment bardhi ilir meta gazment bardhi ilir meta

Sondazh

Poll