Politike

"Nuk ka një plan B"/ Rama për median turke: Shqipëria synon anëtarësimin e plotë në BE deri në 2030

Rama tha se procesi i anëtarësimit nuk është vetëm një favor diplomatik nga Brukseli, por një transferim i njohurive kritike të nevojshme për ndërtimin e shtetit.

12 Mars 2026, 15:52 Nga E.d
"Nuk ka një plan B"/ Rama për median turke:
Foto ilustruse

TURQI- Kryeministri Edi Rama ka folur ditën e sotme për anëtarësimin e vendit në Bashkimin Europian. Gjatë një interviste për median turke ‘Türkiye Today’, Rama ka deklaruar se Shqipëria synon të bëhet anëtare e plotë e Bashkimit Evropian deri në vitin 2030 dhe se nuk ekziston një plan B, në lidhje me këtë. 

Rama tha se procesi i anëtarësimit nuk është vetëm një favor diplomatik nga Brukseli, por një transferim i njohurive kritike të nevojshme për ndërtimin e shtetit.

"Është e dhimbshme ndonjëherë është edhe poshtëruese dhe e neveritshme, mënyra se si ata nuk janë në gjendje të japin rezultate. Por në fund, është ajo që është. Nuk janë ata që e pyesin Shqipërinë, 'A mund të bashkohemi me ty?' Jemi ne që i pyesim ata: 'A mund t'ju bashkohemi?'" tha Rama.

Sipas Ramës, procesi i anëtarësimit në BE shërben si një mekanizëm për reforma institucionale dhe përmirësime të qeverisjes, pavarësisht nëse anëtarësimi materializohet./Dosja.al

edi rama be turqi

Sondazh

Poll