Politike

Seanca paraprake në GJKKO/ Meta nuk kursen ironitë: Nuk kam kam pirë verë 33 mijë euro

Gjatë fjalës së tij në seancë, ai ka hedhur poshtë akuzat ndërsa nuk ka kursyer ironitë ndaj kryeministrit Rama, duke u shprehur se ai nuk ka konsumuar verë me vlerë 33 mijë euro.

12 Mars 2026, 15:09 Nga D.S
Seanca paraprake në GJKKO/ Meta nuk kursen ironitë: Nuk kam kam
Ilir Meta

TIRANË- Është mbyllur seanca paraprak për dosjen "Meta" në GJKKO me të pandehur ish-presidentin dhe ish-bashkëshorten e tij, Monika Kryemadhi. 

Gjatë fjalës së tij në seancë, ai ka hedhur poshtë akuzat ndërsa nuk ka kursyer ironitë ndaj kryeministrit Rama, duke u shprehur se ai nuk ka konsumuar verë me vlerë 33 mijë euro. Meta thekson se ai nuk ka abuzuar asnjëherë me detyrën e tij ndërsa shton se ka bërë një jetë të thjeshtë. 

“Kam qenë shtetar dhe asnjëherë nuk kam abuzuar me detyrën. Kam bërë jetë të thjeshtë. Nuk kam lëvizur me charter dhe as kam pirë verë 33 mijë euro”, është shprehur Meta./Dosja.al

ilir met a gjkko

Sondazh

Poll