Politike

Kuvendi nuk i hoqi imunitetin Ballukut, KE: Lufta kundër korrupsionit e rëndësishme për anëtarësimin në BE

KE thekson gjithashtu rëndësinë e garantimit të kushteve që Prokuroria e Posaçme të kryejë në mënyrë efektive detyrën e saj, duke e lidhur drejtpërdrejt me progresin e Shqipërisë në rrugën drejt anëtarësimit në Bashkimin Evropian.

12 Mars 2026, 13:51 Nga E. D

Kuvendi nuk i hoqi imunitetin Ballukut, KE: Lufta kundër korrupsionit e

TIRANË- Komisionit Europian ka reaguar pasi mazhoranca rrëzoi kërkesën e SPAK për heqjen e imunitetit të Belinda Ballukut. Në reagim, KE thekson se angazhimi ndaj sundimit të ligjit dhe lufta kundër korrupsionit janë me rëndësi të madhe për procesin e anëtarësimit në BE.

KE thekson gjithashtu rëndësinë e garantimit të kushteve që Prokuroria e Posaçme të kryejë në mënyrë efektive detyrën e saj, duke e lidhur drejtpërdrejt me progresin e Shqipërisë në rrugën drejt anëtarësimit në Bashkimin Evropian.

“BE-ja e ka ndjekur rezultatin e votimit të sotëm në Parlamentin e Shqipërisë. Angazhimi ndaj sundimit të ligjit dhe lufta kundër korrupsionit janë me rëndësi të madhe për procesin e anëtarësimit në BE. Sigurimi i një mjedisi të favorshëm që SPAK të kryejë në mënyrë efektive punën e tij është thelbësor për të mbështetur në mënyrë të besueshme progresin e Shqipërisë drejt anëtarësimit në BE”, thuhet në regimin e Komisionit Europian./Dosja.al

komisionit europian

Sondazh

Poll